"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Një Benz i madh xhiron rrotat duke i kallur tmerin miletit me tym e fëshkëllima.
Kalojnë me zhurmë tre motocikleta të mëdhaja të çakërdisura me nga një djalë dhe një vajzë me skafandra.
Agjenci udhëtimesh që të çon ku ta dojë kokrra e qefit.
Kaq makina të shtrenjta sa ka në këto 100 metra qef shqiptar, s’ka në asnjë metropol europian.
Në të dy anët e rrugës apartamente qefi me çmime sa të Londrës.
Butik me veshje të shtrenjta.
Piceri.
Dyqan bulmeti me pafundësi djathrash, qumshtash, gjalprash.
Tjetër butik.
Agjenci imobiliare.
Disa kafene më elegante se kafenetë e Milanos dhe Romës.
Nga një rrugicë anësore vjen zhurma e një matrapiku që po hap kanale për fibra optike.
Tjetër piceri.
Një grek gjysëm i dehur tërheq përdore duke i bërtitur një fëmijë grindavec me qyrra nëpër turi.
Disa të rinj emigrantë flasin një italishte skadente që të shkrin së qeshuri.
Dy të rinj nordikë nga ata që i bien rrotull botës me çanta të mëdha në kurriz nguten të marrin tragetin për në Çinmaçin ose në Çinpidhin.
Celulari tregon se tek ?nearby places?, pra tek lokalet aty rrotull, po hanë, kanë ngrënë, ose thjesht kanë qënë, ca miq të Fejsbukut, ata më të budallejt, në fakt.
Nga ana tjetër e rrugës dy ndërtesa të larta kanë vënë në mes një hotel me 4 yje sikur e kanë arrestuar dhe po e shoqërojnë në Komisariat.
Duhma parfumesh më të shtrenjtë se në Paris dhe Londër.
Kalojnë me ngut vajza të bukura barkzbuluara me xhinse frikshëm të shkurtëra të ngushta e të puthitura që dëshmojnë me përpikmëri rrënqethëse gjënë më të bukur që ka bërë Zoti, vithet e femrës.
Disa minimarkete ku mund të gjesh gjithçka që humanoidët hanë e pinë.
Sherrin për një parkim vjen e qetëson një polic i shkolluar.
Tre vajzave të abronxuara me flokë të lëshuara të kapura përdore u ka zënë rrugën një Casanova i papërmbajtur.
Qefliu po u thotë vajzave me zë të dridhshëm; Dëgjoni vajza, më çmendët me këto kërthiza si kratere vullkanesh të heshtura. Fundshpinat tuaja më bëjnë të dridhem si purteka. Më mpihet truri kur përfytyroj çfarë mbulojnë kanotierat tuaja. Secila prej jush është një Univers me zgavra, tunele, male, kodra, brigje, pllaja, rrafshulta, rrafshnalta, shkurre, pyje, përrenj, lumenj, ujvara. Por ka një problem. Ku j?u çon mushka e qefit të butë pa meshkujt e ashpër ?
Perritë me pantallonat si breçka dhe gjysmat e sisëve përjashta shpërthejnë në një niagarë të qeshurash, dhe zhduken mes dritave dhe reklamave.
Një halabak e ka lënë Tojotën skiç dhe ka ikur.
Dikush që ngutet për diku, ndoshta në ndonjë takim sentimental, shan dhjetë breza rrugaçin e Tojotës që i ka bllokuar daljen e makinës.
Në një restorant një këngëtare me nam po këndon me zë të pjerdhur ?Baila Morena?./CNA.al
Bëhet fjalë për dështimin e madh të shkencës mjeksore dhe sh...
Nga pikëpamja historike dhe ajo gjeografike rajoni që është ...
Nga Ilir Levonja Nuk dua ta besoj se gjithçka…, çka është e ...
Padyshim që qytetarët janë të interesuar për një drejtësi “t...
Kjo foto është bërë prej 24 orësh dëshmia e apokalipsit të z...
Myfiti e fshehu poshtë kapeles së policit plagën që i la në...
Po i rikthehem edhe njëherë “modelit” të të bërit turizëm. M...
Dakord që nga debati për Bregoviçin do të vendoset fati i ko...
Është e turpshme kjo polemikë.Aq sa mua më vjen turp edhe që...
Pamjet e rënda të betonizimit dhe gllabërimit të hapësirave ...
Para disa muajsh përllogarita se shqiptarët shpenzuan nga xh...
Nga Denis Dyrnjaja Ky rasti i Bregoviçit dhe një vale reagim...
Nga Mentor KikiaSezoni i ri politik mund të jetë më interesa...
Nga Naser AliuUnë kërkoj ndjesëUnë nuk gjeta asnjë mendim ku...
Nga Mero BazeKa tri kategori njerëzish që po tentojnë të kri...
Nga Albert LovatoKur erdhi Nottis në Tiranë çfarë nuk thanë....
Nga Anila JolePër shkak të debatit të ndezur së fundi bashkë...
Nga Arian GaldiniA e mbani mend sesi nisi e gjitha kjo?Pak v...
Kurrë shqiptarët nuk kanë qënë kaq të përçarë, sa këto tridh...
Fatëkeqësisht, krahas pandemisë, RSh është duke u përballur ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...