Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Padyshim që qytetarët janë të interesuar për një drejtësi “të drejtë”, sikurse shkruante Xhon Rawls, filozofi amerikan i së drejtës dhe ligjit, që për herë të parë e kam futur në Shqipëri shumë vite më parë, kur shkruaja librin tim : “Majtas JO Djathtas”.
Punimet e tij më kanë hapur sytë sidomos kur punoja për të dhënë leksione mbi filozofinë e ligjit në një degë drejtësie të një universiteti shqiptar.
Do e them se përse e nisa duke përmendur Xhon Rawls.
Që të ketë drejtësi “të drejtë”, sepse Rawls shpjegon se ka edhe drejtësi “të padrejtë” duhen plotësuar disa kushte dhe në radhë të parë barazia e qytetarëve para ligjit, para gjykimit, para hetimit të çështjeve.
Drejtësia për ne kërkon padyshim gjyqtarë dhe prokurorë të pakorruptuar, të pavarur nga politika, që ta hetojnë lirshëm edhe politikën. Më parë duhen ligje të drejta, që ne nuk i kemi sepse Kuvendi ynë ka qenë si mos o Zot në këto vite edhe për shkak të shumicës dhe për shkak të opozitës që braktisi Kuvendin dhe i la krejt hapësirën e lirë shumicës të bënte çfarë donte. Duhen procedura të drejta, duhet kjo e duhet ajo.
Vetingu i gjykatësve dhe i prokurorëve mirë të bëhet, por nuk mjafton aspak për të pasur një drejtësi “të drejtë” sikurse shkruan Rawls.
Cfarë duhet?
Po marr një shembull që të shpjegohem më qartë.
Sot në një gjyq të thjeshtë civil, fare të thjeshtë, mos u çudit që vetëm një ekspertizë, se mund të ketë edhe dy, duhet të paguhesh ta zemë 4 milionë lekë të vjetra. Kush nuk beson, po deshi, ta verë me bast dhe i jap provën.
Edhe nja 1 milion e gjysëm i do avokati, se normalisht edhe ai do të paguhet për punën e tij. Ja vajtën tak fak 5 milionë e gjysëm lekë. Por, ja po jap edhe nja gjysëm milioni për nxjerrje dokumentesh, fotokopje, karburant, vajtje – ardhje në sallën e gjyqit, Po i rrumbullakos në 6 milionë lekë të vjetra.
Po nëse ceshtja shkon ne apel? Ja po shtoj edhe nja gjysëm milioni, por mos kujto se ke shpëtuar. Ke për të paguar edhe përmbaruesin privat apo shtetror nja 1 milion përshëmbull, ja po e rrumbullakosim me kursim nja 7 milionë lekë. *
Thjesht për një çështje banale që Nastradini e zgjidhte për dy minuta, kadiu osman pra, tak fak. Për një çështje jo e lagu apo s’e lagu, thjesht histori budalliqesh.
Lëre sikur të ketë varg gjyqesh pronash a gjërash serioze.
Po nëse ceshtja shkon ne apel? Ja po shtoj edhe nja gjysëm milioni, por mos kujto se ke shpëtuar. Ke për të paguar edhe përmbaruesin privat apo shtetror nja 1 milion përshëmbull, ja po e rrumbullakosim me kursi nja 7 milionë lekë. Thjesht për një çështje banale që Nastradini e zgjidhte për dy minuta, kqadiu osman pra, tak fak. Për një çështje jo e lagu apo s’e lagu, thjesht histori budalliqesh.
Tani supozoni një familje shqiptare që ta zemë në 60 përqind të tyre mesatarisht kanë jo më shumë se 400.000 lekë të vjetra të ardhura mujore. Për një gjyq thjesht për cështje banale i duhen të ardhurat po themi të një vitI e gjysmë vetëm për gjyqin e ngritur.
Por, me kusht, as mos hajë, as mos pijë, as mos blejë cigare, mos çojë kalamajtë në shkollë, thjesht të ngrohet në diell.
Ka burrë nëne në këto familje të ketë guximin në këto kushte të hapi një çështje gjyqësore ?
Ja hapi një me shpirt në dhëmbë, po dy i hap dot? Nëse një parelli i bën karshillik, i bën padrejtësira.
Unë e hap, po ai a e hap? Jo nuk e hap dot. Edhe sikur gjyqtari, avokati, prokurori, a nuk e di kush tjetër, kryetari i bashkisë, operativi i lagjes, kryetari i frontit të lagjes, patronazhisti të jenë burrat dhe gratë më ëngjëj në botë.
Pra, për shtresat e gjëra të shqiptarëve nuk ka akses në drejtësi. Sepse nuk përballojnë dot shpenzime gjyqi. Cfarë bën atëhere shqiptari i varfër ose me të ardhura sa mesatarja e shoqërisë?
Ose shtrëngon dhëmbët para padrejtësive që u bën parelliu, shpesh herë trafikant, apo i ndershëm, nuk e paragjykoj.
Ose ul kokën si gomar i rrahur më hu, para kapriçiove që i bën parelliu zevzek a i nderçëm sepse nuk e çon dot çështjen në gjyq.
Ose bërtet, dhe bën vetëgjyqësi duke rrezikuar pastaj të shkojë në birucë, a në dreq, para maskaralliqeve që i bën i babëzituri për lekë, trafikant, mashtrues, maskara apo i ndershëm, çfarë rëndësi ka?
Ose ushtron dhunë sepse e di që për të nuk ka drejtësi, polici, ligje, deputetë, nuk ka veçse arinj në pyll.
Dhe ku arrijmë? Reforma bie fjala mund të na japi sa duam gjyqtarë a prokurorë të mirë, a avokatë të mirë, a noterë të mirë, por puna është se kjo nuk vlen nëse shqiptari nuk shkon dot para tyre, sepse thjeeeeeeeeesht:
Nuk ka pareeeeeeee!
Prandaj për të nuk ka drejtësi.
Prandaj drejtësia sikundër argumentonte John Rawls është drejtësi “e padrejtë”.
Prandaj ka pa fund sherre, vrasje, dhunë, vetgjyqësi sepse shqiptari thjesht nuk përballon dot shpenzimet e gjyqit, lërë pastaj të tjerat, që i flasim një herë tjetër, pra nuk ka akses në drejtësi. E sheh drejtësinë me dylbi.
Ja përse drejtësi ka për parellinjtë, të pasurit, por jo për hallexhinjtë.
Ja pse ca garipa që nuk dihet si bëjnë pare shkojnë gjyqeve, kurse për varfanjakët gjyqi është akoma si një gjë e largët dhe u kujton jo një procedurë e zakonshme në shoqërinë e së drejtës, por ta zemë gjyqin e Hamit Matjanit, a të dikujt tjetër, ta zemë të Kadriut, a tjetër.
Ja pse pa një studim lidhur me këtë çështje, le të bëhen reformat më të mira në gjyqësor, për shqiptarët e drejta do të jetë gjithmonë një show televiziv, një rrenë e madhe, dhe me drejtësi do të kuptojë mbrojtjen para përballjes me maskarain duke i thënë : Mos më detyro të të vras!”
Kjo foto është bërë prej 24 orësh dëshmia e apokalipsit të z...
Myfiti e fshehu poshtë kapeles së policit plagën që i la në...
Po i rikthehem edhe njëherë “modelit” të të bërit turizëm. M...
Dakord që nga debati për Bregoviçin do të vendoset fati i ko...
Është e turpshme kjo polemikë.Aq sa mua më vjen turp edhe që...
Pamjet e rënda të betonizimit dhe gllabërimit të hapësirave ...
Para disa muajsh përllogarita se shqiptarët shpenzuan nga xh...
Nga Denis Dyrnjaja Ky rasti i Bregoviçit dhe një vale reagim...
Nga Mentor KikiaSezoni i ri politik mund të jetë më interesa...
Nga Naser AliuUnë kërkoj ndjesëUnë nuk gjeta asnjë mendim ku...
Nga Mero BazeKa tri kategori njerëzish që po tentojnë të kri...
Nga Albert LovatoKur erdhi Nottis në Tiranë çfarë nuk thanë....
Nga Anila JolePër shkak të debatit të ndezur së fundi bashkë...
Nga Arian GaldiniA e mbani mend sesi nisi e gjitha kjo?Pak v...
Kurrë shqiptarët nuk kanë qënë kaq të përçarë, sa këto tridh...
Fatëkeqësisht, krahas pandemisë, RSh është duke u përballur ...
Nga Ben Andoni Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeminis...
Nga Andi Bushati Sali Berisha me sa duket ka vendosur të ado...
Eksperti i Ekonomisë Azmi Stringa ka komentuar deklaratat e ...
Nga Artur AjaziSali Berisha përfundimisht ka fundosur Partin...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...