web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Evropa në “luftë” me flakët dhe përmbytjet e mëdha

18 Gusht 2021, 12:45, Kosova & Bota CNA

Evropa është përfshirë nga vala e nxehtësisë, zjarret dhe stuhitë që po shkaktojnë jo vetëm shkatërrime por kanë marrë edhe jetë njerëzish.

Franca

Në jug të Francës, një person ka ndërruar jetë dhe 22 të tjerë janë plagosur lehtë ndërsa zjarrfikësit po luftojnë për të shuar zjarrin më të keq të vendit këtë verë.

Zjarri ka djegur rreth 7 mijë hektarë në rajonin Var, i njohur për pyjet, vreshtat dhe faunën e tij. Temperaturat e larta dhe erërat e forta detyruan autoritetet lokale të evakuojnë rreth 7 mijë njerëz nga shtëpitë dhe kampet.

Greqia

Ndërkohë në Greqi, qindra zjarrfikës po përpiqen të shuajnë një zjarr në veriperëndim të Athinës për dy ditë me radhë.

Zjarri në zonën e Vilia-s ka detyruar evakuimin e një azili pleqsh dhe disa fshatrave, ndërkohë që dy persona janë vënë në pranga ndryshimin e zjarrvënies së qëllimshme. Qindra zjarre kanë shpërthyer në të gjithë Greqinë këtë muaj, të nxitur nga vala më e rëndë e nxehtësisë e vendit në dekada.

Gjermania

Në anën tjetër Gjermania po përballet sërish nga përmbytjet dhe ditën e sotme ekipet gjermane të shpëtimit kanë gjetur trupin e një gruaje, e cila rrëshqiti nga ura nga përmbytjet në Bavari. Shirat e dendur dhe të papritur të hënën pasdite, shkaktuan përmbytje të shumta.

Austria

Në Austri, rajoni Pinzgau i Salzburgut, i cili kishte vuajtur nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet fundjavën e kaluar, u prek veçanërisht nga shirat e dendur të martën në mbrëmje. Në Wald në Pinzgau, rrugët dhe hekurudha janë shkatërruar dhe disa zona janë izoluar totalisht, sipas CNN.

Italia

Italia në anën tjetër po përballet me të dy ekstremet e motit, në veri vendi është përballur me përmbytje të shumta ndërsa jugu ka temperatura ekstreme, të shkaktuara nga i ashtuquajturi anticiklon ?Lucifer?.

Një mot i tillë ekstrem pritet të ndodh më shpesh pasi planeti po ngrohet. Shkencëtarët e klimës thonë se ka pak dyshime se ndryshimet klimaterike nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit natyror po nxit ngjarjet ekstreme, të tilla si valët e nxehtësisë, thatësira, zjarret, përmbytjet dhe stuhitë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga