Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Pandemia me pasoja fatale e COVID-19-s ekspozoi një krizë më të thellë të shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara dhe më të vështirë për t’u menaxhuar. Prej më shumë se një dekadë, vendi me ekonominë më të fortë në botë, duket se e ka humbur betejën kundër diabetit.
Elicia Heaston kishte një shoqe të ngushtë, Kate Herrin.
“Kate ishte shoqja ime më e mirë, në fakt motra ime. U njohëm 26 vite më parë në shkollën e mesme dhe prej atij momenti nisëm të kultivojmë miqësinë mes nesh“, e nis ajo rrëfimin e saj.
Shumë kohë para pandemisë, Kate Herrin ishte një prej miliona amerikanëve që luftonin për të mbajtur nën kontroll diabetin.
Më pas goditi COVID-19.
E varfër dhe fillikate, Kate dilte rrallë nga shtëpia.
Ajo nuk shkonte më për testime të rregullta laboratorike dhe po haste probleme me të mëdha se kudorherë për të siguruar ilaçe.
Shëndeti i saj u përkeqësua edhe më shumë derisa ndodhi më e keqja.
“Ata e gjetën në dyshemenë e banjës. I dëgjova tek flisnin në radio se kishin gjetur një person të seksit femër, pandjenja në banjo dhe u shqetësova jashtë mase. Policia më kërkoi të zhbllokoja telefonin e saj dhe vura re se gjëja e fundit që kishte kërkuar në Google ishte se cilat janë shenjat e një goditje në zemër“, thotë Elicia Heaston.
Ekspertët mjeko-ligjorë thanë se ajo vdiq nga goditja në zemër dhe komplikime të lidhura me diabetin e tipit 2.
Elicia thotë se Kate druhej se COVID-i do t?i merrte jetën, por në fakt si pasojë e izolimit për shkak të virusit, diabeti i saj u përkeqësua.
“Mendoj çdo ditë për të?çdo ditë. Nuk ka një ditë të vetme që nga dita që ajo u largua nga kjo jetë, të mos mendoj për të“, thotë zonja Heaston.
68-vjeçari John Cupo punon si menaxher i një godine në Las Vegas. Ai u diagnostikua me diabet të tipit 2 më shumë se një dekadë më parë.
Në nëntor 2019, ai vuri re një plagë në këmbën e tij të majtë. Mjeku specialist tha se i ishte shkaktuar nga ulja e qarkullimit të gjakut për shkak të diabetit dhe nisi kurimin e saj.
Pas kësaj, zoti Cupo ra dakord të shkojë për kontrolle mjeksore, çdo dy javë. Por COVID-19 ia prishi rutinën.
“Kisha shumë frikë të dilja nga shtëpia e të shkoja tek zyra e mjekut e mbushur me njerëz apo kudo që ndeshja me diçka të ngjashme, ndaj qëndrova në shtëpi dhe po përpiqesha ta kuroja vetë plagën, por ajo vazhdonte të përkeqësohej. Ndaj u detyrova të shkoj per kontroll. Mjeku me tha se duhej të prisja gishtërinjtë e këmbës. Dhe pastaj edhe këmben … ishte infektuar kocka. Prerja e gishtërinjve nuk funksionoi sepse një javë më vonë, këmba më ishtë bërë mavi?, thotë zoti Cupo.
Ai kaloi një muaj të vështirë derisa u shërua.
Prej atij momenti ka mësuar të ecë me protezën në këmbë. Por zoti Cupo thotë se sot ai do të vazhdonte ta kishte këmbën nëse nuk do të rrinte i trembur në shtëpi për shkak të COVID-it.
Radhët e pacientëve të sapo diagnostikuar me diabetin e tipit 2 po mbushen tashmë me më të rinj në moshë.
Pjesërisht kjo ndodh sepse gjithnjë e më shumë amerikanë po jetojnë në kushte që nxisin “obezitetin”, bëjnë pak ushtrime, hanë më shumë ushqime të përpunuara dhe po shtojnë shumë në peshë, që në moshë të re.
Izolimi dhe mosveprimi i nxitur nga pandemia po i bën më të mëdha këto rreziqe.
Në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve në Uashington, diagnostikimet me diabet të tipit 2 tek pacientët nga 8 në 20 vjeç gati u trefishuan në vitin e parë të pandemisë.
Një nga pacientët e rinj të spitalit është 15-vjeçari Adedotun Adebayo.
“Isha mjaft aktiv para COVID-it. Kur pandemia goditi dhe gjithçka u mbyll, palestrat, gjithçka, nuk po bëja shumë stërvitje dhe mendoj ndoshta ky është një nga faktorët që kontribuoi që unë të sëmuresha me diabet. Kam shtuar shumë në peshë“, thotë ai.
Në mars të këtij viti, Adedotun u dërgua me urgjencë në njësitë e kujdesit intensiv pasi i kishte rënë të fikët në kishë.
“U zgjova dhe isha në spital, njësoj si në filmat që kam parë, në një krevat të vogël kur gjithçka rrotullohet, me tela, tuba e aparatura që bëjnë zhurmë rreth meje. Më kujtohet që nuk mundesha të flisja. Fjalitë që nxirrja nga goja ishin pa kuptim. Nuk mundesha dhe as nuk doja të haja. Nuk kisha uri. Kërkoja vazhdimisht vetëm ujë?.
Tashmë Adedotun thotë se përpiqet të zgjohet më herët dhe të hajë një dietë më të mirë ushqimore.Ai numëron karbohidratet në mënyrë që të mund të marrë dozën e saktë me insulinë gjatë vakteve.
Në Shtetet e Bashkuara vdekjet nga diabeti u rritën me 17% në më shumë se 100,000, në vitin 2020, sipas një analize që agjencia Reuters u ka bërë të dhënave të Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve.
Kjo shifër e zymtë është rezultat i një dështimi të shëndetit publik që i ka paraprirë pandemisë për një kohë të gjatë dhe është pothuajse e sigurt se do të vazhdojë, edhe pasi situata e shkaktuar nga korovavirusi të qetësohet./voa
Të dhënat e reja të regjistrimit popullësisë në Shtetet e Ba...
Ligjvënësit polakë miratuan një projektligj që mund të sjell...
Franca dhe Zvicra u janë bashkuar shteteve tjera evropiane, ...
Kosova ka marrë vendim për ashpërsim të masave kufizuese për...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të enjte...
Në dy vjetët e fundit, rreth 220 mjekë janë larguar nga Koso...
Talebanët pushtuan qytetin me rëndësi strategjike të Ghazni,...
Vendet mesdhetare po digjen. Dramatike është situata aktuali...
Luftëtarët talibanë mund ta rrethojnë dhe bllokojnë kryeqyte...
Rreth 600 milion dollarë kriptovalutë janë vjedhur nga haker...
Një jaht, që kishte të ngritur një flamur të Britanisë së Ma...
Qeveria e udhëheqësit autoritar bjellorus Aleksandër Lukashe...
Është thyer sot rekordi i nxehtësisë në Evropë, ku termometr...
Pas një dekade në krye të shtetit të Nju Jorkut, Guvernatori...
Kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ekuadorit Quito, Jorge...
Refugjatët irakianë në kampin al-Hol në verilindje të Sirisë...
Pamje dramatike janë këto nga Kosova, ku shiu dhe era e fort...
Franca ka vendosur të nisë vaksinimin e popullsisë me dozën ...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të mërkurën (...
Ekipet e zjarrfikësve në Greqi po vazhdojnë betejën me zjarr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...