web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raporti OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi: Palët politike duhet të pranojnë gjetjet

29 Korrik 2021, 12:52, Politikë CNA

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka komentuar raportin e OSBE/ ODIHR për zgjehdje e 25 Prillit.

Celibashi, i ftuar në një intervistë për Neës 24  nënvizoi se palët politike duhet të pranojnë gjetjet e këtij raporti me qëllim që të mos ketë element negative në zgjedhjet e ardhshme.

?Duhet të pranojmë, që të gjithë ne e kemi zgjedhur ODIHR dhe misionin ndërkombëtar të vëzhgimit si arbitrin e zgjedhjeve kështu që mendoj të gjitha palët, politike apo institucionale, do të duhet që në këtë rast t?i pranojmë gjetjet e këtij raporti.

Sa i takon KQZ-së, mendoj që fokusi që ka patur raporti sa i përket administrimit të zgjedhjeve, ka pasqyruar në mënyrë realiste gjithë atë c?ka ka bërë KQZ në kudër të administrimit të procesit zgjedhor. Natyrisht që partitë politike kanë këndvështrimin e vet në këtë raport dhe nuk do dëshiroja të komentoj deklaratat e tyre.

Të gjitha vëretjet dhe konstatimet negative që ky raport përmban, janë ashtu sikurse raporti i përshkruan ajo cka mbetet e rëndësishme është që të gjitha palët ta lexojnë ashtusikurse duhet lexuar apo ta pranojnë dhe vetëm kështu do adresojmë në mënyrë të përshtatshme për të ardhmen dhe për të eleminuar gjithë problematikat dhe për të mos patur elemente negative në zgjedhjet e ardhshme.

Ka munguar presioni qoftë politikë, apo i cdo lloj natyre tjetër në institucionin e KQZ në një lloj mënyre mund të them që KQZ ka punuar qetë në administrimin dhe përgatitjen e këtyre zgjedhjeve, në dallim të qartë nga ajo retorikë e ashpër politike që palët kanë patur në diskursin e vet politik dhe elektoral.

Kur ka qenë cështja e bashkëpunimit për procesin zgjedhor, reflektimi ka qenë krej ndryshe dhe kjo e ka ndihmuar KQZ që të përgatisë këtë proces zgjedhor në përputhje me të gjitha parashikimet e ligjit. Në tërësinë e vet, klima e ashpër politike si rrallëherë në këto 30 vite nuk është se kontribuoi pozitivisht në tërësi për procesin zgjedhor?, ka thënë kreu iKQZ, Celibashi.

Gjithashtu ai ka komentuar edhe përsa i përket votës së emigantëve, që ishte një nga çëhstejt që u diskutua më shumë gjatë zgjehdjeve dhe pati shumë reagime.

Celibashi tregon se nuk mungoi as dëshira dhe vullneti për ta bërë të mundur, por koha ishte e pamjaftueshme.

?Koha që kishtë në dispozicion KQZ për ta përgatitur procesin e votimit të emigrantëve ishte e pamundur dhe nuk është se ne na mungoi vullneti e dëshira, por në një kohë aq të shkurtër dhe kur palët nuk kishin një konsensus për rregullat që KQZ duhet të miratonte në këtë proces, ne nuk kishim se cfarë të bënim më shumë?, është shprehur ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga