web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ballkani i hapur” në Shkup/ Rama: S’kemi pse presim BE kur liritë i realizojmë së bashku

29 Korrik 2021, 09:10, Politikë CNA

Sot në Shkup po mbahet Forumi Ekonimik Rajonal, ?Ballkani i hapur?, ku pjesë e panelit janë kryeministri i Shqiëprisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Gjatë samitit të sotëm pritet nënshkrimi i disa marrëveshje trilaterale, në kuadër të Mini-shengenit Ballkanik, me synim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë fajlimit të tij, kryeminsitri Rama ka theksuar rëndësinë e nismës rajonale si një parapërgatitje për anëtarësimin në BE.

?Kjo nismë është gjëja e duhur, jo vetëm gjëja e duhur por ndryshe nga çfarë predikojnë disa është e vonuar. Ky rajon nuk mund të mbetet peng i së shkuarës në asnjë aspekt. Kush nuk e kupton se jemi të vegjël për të qëndruar të vetëm, për të krijuar ekonomi të fuqishme është i dënuar të jetojë në të kaluarën. Kjo nismë sjell një rajon një shembull kuptimplotë të BE-së duke jetësuar katër liritë themelore të BE? tha Rama.

Rama ka theksuar se është e habitshme për edhe reagimi i disa evropianeve në lidhje me nismë.

?Nëse duam të rrisim PBB, ne mund ta rrisim me 2.5 vetëm nga integrimi ekonomik, nëse ne arrijmë të realizojmë planin e : Ballkanit të Hapur? ne mund ta rrisim atë në 6.7%?, tha Rama.

“Ne nuk duam te jetojmë në të shkuarën por duam të projektohemi në të ardhmen, përmes një nisme që sjell në këtë rajon shembullin e Bashkimit Europian dhe 4 liritë themelore: Të lëvizjes së njerëzve, kapitaleve, mallrave dhe shërbimeve.  Përse duhet të presim ne të mbyllur brenda kufijtë tanë me kurriz nga njëri-tjetri siç kemi ndenjur 500 vite ndërkohë që integrimi evropian ka kohën dhe kufizimin e vet jo vetëm nga ç’bëjmë ne por edhe çmendojnë të tjerët“, tha ndër të tjera Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga