Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për të cilin thotë se konfirmon se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë.
Në një deklaratë për mediat, Tabaku tha se Shqiptarët, qeverisen nga një shtet i kapur nga një qeverisje okulte që nuk respekton ekonominë e tregut dhe as konkurrencën.
?Tanimë është një fakt i mirënjohur botërisht se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë; Shqiptarët, qeverisen nga një shtet i kapur nga një qeverisje okulte që nuk respekton ekonominë e tregut dhe as konkurrencën. Për rrjedhojë sot ekonomia është në krizë, shqiptarët mbledhin më pak të ardhura në fund të muajit pasi vendi është më pak për tërheqës për investimet e huaja! Specifikisht investitorët amerikanë! Këtë realitet të hidhur e përshkon qartësisht dhe pa asnjë ekuivok raporti i fundit mbi Klimën e Investimeve të Departamentit të Shtetit, Të gjithë investitorët dhe bizneset vendase apo të huaja e përjetojnë në vetën e parë korrupsionin, mungesën e sigurisë ligjore, rritjen e autokracisë së qeverisë dhe mungesën e klimës për të bërë biznes në Shqipëri. Pengesa kryesore për ekonominë është qeveria: çka nis që me procedurat korruptive, mungesa e konkurrencës e deri tek mungesa totale e transparencës në procesin ligjor dhe atë fiskal.?-tha Tabaku.
Gjithashti ajo theksoi se investimet e huaja në Shqipëri mungojnë për shkak se Shqipëria nuk ofron asnjë siguri.
?Ne përditë e më shumë kemi mungesë të investimeve serioze të huaja pasi Shqipëria nuk ofron asnjë siguri juridike apo dhe ekonomike për investitorët. Ajo çfarë një investitor gjen me siguri në Shqipëri, siç edhe raporti pohon, është korrupsioni, mungesa e sigurisë së pronës dhe njëkohësisht ligje abuzive që favorizojnë klientët e qeverisë. Ky nuk është thjesht një perceptim por një realitet i provuar tanimë nga dhjetëra raporte ndërkombëtare që vërtetojnë korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë dhe abuzimet me tenderat publik. Këto janë kthyer në sëmundje kronike për Shqipërinë, pasi fatkeqësisht raporti i vitit 2021 mbi klimën e investimeve në vend vazhdon të përsërisë të njëjtat shqetësime që janë vendosur në një raport të tillë nga DASH së paku që nga viti 2015.
– Raportime të korrupsionit në prokurimet publike dhe në qeveri – Rritja e kontratave PPP që ka ulur mundësinë për konkurrencë, përfshirë edhe të investitorëve të huaj.
– Analizat e dobëta të kosto përfitimeve nga këto kontrata që shpesh janë kontrata dhe ligje preferenciale. – Rritja e informalitetit që është kthyer në rrezik dhe problem për bizneset vendase dhe investitorët e SHBA.
Sipas raportit gati mbi 40% e sektorit ekonomik të vendit është në informalitet të plotë.
– Korrupsioni endemik që ka minuar dhe minon Sundimin e Ligjit dhe pengon zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.
– Të drejtat e pronësisë nuk janë plotësisht të garantueshme ndërkohë që procesi i kompensimit është i paplotë dhe inefiçent. – Grupet e biznesit shqetësohen se nuk janë palë dhe as dëgjohen në konsultime publike në lidhje ligjet.
– Investitorët ankohen se ka konkurrencë të pa barabartë dhe monopole të krijuara me qëllim për të penguar tregun e lirë. – Shqipëria ka standardet më të ulëta të transparencës fiskale. – Procesi ligjvënës ka një transparencë minimale.?-tha Tabaku.
Më tej, Tabaku deklaroi se PD është e vendosur të çlirojë ekonominë dhe të luftojë oligarkinë dhe korrupsionin.
?Për Partinë Demokratike lufta ndaj korrupsionit fillon me ekonominë e lirë dhe konkurrencën e ndershme është lufta kundër monopoleve, kundër oligarkisë dhe klientelizmit, kundër kapjes së ekonomisë. Ne jemi të bindur që vetëm një shtet i çliruar nga oligarkia ekonomike mund të ofrojë një ekonomi tregu. Ne jemi të qartë se vetëm vizioni i një ekonomie të lirë që një qeverisje për qytetarët dhe sipërmarrësit. Fatkeqësisht sot lufta ndaj korrupsionit është propaganda e ditës, ndërkohë që parlamenti vazhdon miraton ligje specifike me emra biznesesh e kontrata korruptive. Shqiptarët janë dëshmitarë se si në 8 vjet një maxhorancë e drejtuar nga ky kryeministër nuk ka prodhuar një betejë të sinqertë dhe të vërtetë ndaj korrupsionit. Përkundrazi ka kontribuar përditë në përkeqësimin e klimës së bërit biznes, ka kontribuar në rritjen e korrupsionit dhe ka mbrojtur haptazi çdo aferë të madhe korruptive të zbuluar nga opozita apo media. Sot Shqipëria duhet të ishte në betejën për punësim me paga dinjitoze dhe për të qenë sa më mikpritës ndaj investitorëve të huaj, duke ofruar garanci më të mëdha në fushën e taksave, sigurisë ekonomike, investimeve në infrastrukturë dhe trajnimin e forcës punëtore. Fatkeqësisht, Shqipëria sot është një vend pa ligj, pa rregulla, pa drejtësi.
Ku një pakicë kontrollon pasuritë dhe paratë e shqiptarëve. Nuk mund të ketë paqe (sociale ?)në një vend ku varfëria rritet, pasiguria është gjithnjë e më e madhe dhe kur ekonomia i jep të ardhurave vetëm një grushti të vogël njerëzish. Të cilët në këmbim nuk ofrojnë asnjë mundësi për shumicën e shqiptarëve. Prandaj beteja për të rikthyer ekonominë tek qytetarët, për t?i dhuruar investitorëve vendas dhe të huaj një treg të lirë dhe konkurrencë janë hapat e parë në betejën tonë për demokraci. Shqipëria duhet të shpëtojë nga një regjim që po varfëron çdo familje dhe po e shpopullon vendin. Shqiptarëve duhet t?u rikthehet dinjiteti dhe një qeveri që punon për ta. Ndaj sot është një ditë e mirë që SPAK të hetojë korrupsionin që e ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës.?-përfundoi deklaratën e saj Jorida Tabaku./CNA.al
CNA.al prej më shumë se një viti ka publikuar një dosje të p...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar reagimet e mazhora...
Gatishmëria për vaksinim po bie, por incidenca e infeksionev...
Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë në qeverisjen e socia...
Sot publikisht, Andrea Mano dhe një grup anëtarësh të kryesi...
Ditën e djeshme, publikisht, Andrea Mano dhe një grup anëtar...
Tërheqje masive kanë ndodhur në degën lokale të PD-së në Kor...
Ish presidenti Bujar Nishani e cilëson oportuniste qasjen e ...
Ish presidenti Bujar Nishani sqaron se përse nuk u bë pjesë ...
Kryetari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Bujar ...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas operacionit të policisë ...
Gazetari Mentor Kikia, ka komentuar raportin përfundimtar të...
Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar raportin përfundimtar t...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me operacionin ant...
Ish-nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha ka përshëndetur dor...
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar në l...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me raportin e fund...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe zyrtarë të lartë në am...
Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj tha për Euronews Albania s...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...