web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E neveritshme mbështetja për hajdutët”/ Arben Malaj nuk i ndahet Erion Braçes

29 Korrik 2021, 13:10, Politikë CNA

Ish -Ministri i Financave Arben Malaj, ka dalë sërish me një reagim të fortë, duke shenjëstruar  zëvendës kryeministrin Erion Braçe, të cilin nuk ia përmend emrin, por i referohet si gazetarë-qeveritarë

?E turpshme, e neveritshme pse jo direkt apo indirekt përfituese kjo mbështetje për abuzuesit dhe hajdutët.

“Gazetarët qeveritarë” të investigojnë rastin.

Jam gati ti përgjigjem çdo pyetje. Denoncimin tim ligjor mund ta gjejnë në Prokurorinë e Vlorës. Specialistët e inspektoriatit që erdhen dje në Vlorë ju deklaruan banorëve se sistemi abuziv i cipave është jo ligjor dhe ato do ta heqin menjëherë?, shkruan Malaj në rrjete sociale.

Sërish ai këmbëngul  qe “Qeveritarët gazetarë” ti japin përgjigje pyetjeve : Pse favorizojnë të fortët dhe penalizojne qytetarët?

?Pse i kanë frikë “Llaguret e Rilindjes” ?

Gjithçka tjeter në këte aludim abuziv ndoshta është sa për të larë gojën me ata që ua kanë kerkuar.

Llaguret” e kanë të hapur rrugën ligjore për t?u përballur ne gjykatë?, shkruan më tej ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga