web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Kërcënimet e tifozëve fashistë të Lacios, Hysaj përgjigjet me gol në miqësore! Shikoni realizimin fantastik të shqiptarit

20 Korrik 2021, 17:57, Sport CNA

Elseid Hysaj i është përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme kërcënimeve absurde të tifozëve fashistë të Lacios.

Mbrojtësi shqiptar realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 36-të në miqësoren që skuadra kryeqytetase është duke zhvilluar ndaj skuadrës modeste të Belluno.

Me një gjuajtje precize me të majtën, topi fillimisht u përplas në shtyllë dhe më pas përfundoi në rrjetë! Hysaj realizoi golin e katërt, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 7-0 në favor të lacialëve.

Pavarësisht presionit dhe situatës aspak normale, 27-vjeçari shqiptar është treguar një profesionist i vërtetë, duke dhënë maksimumin në fushën e blertë. Hysaj gëzon mbështetjen e plotë të klubit dhe drejtuesve lacialë.





Lajmet e fundit nga