LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në program nuk flisnin me njëra-tjetrën/ Jasmina dhe Ola bëhen sërish mikesha

19 Korrik 2021, 17:43, Lifestyle CNA
Në program nuk flisnin me njëra-tjetrën/ Jasmina dhe Ola

Në hyrjen e saj në Përputhen, Ola Zenelaj tregoi se me njërën nga konkurrentet, Jasmina Kadriu kishin patur një miqësi shumë të ngushtë dhe se prej kohësh nuk flisnin me njëra-tjetrën.

Dy vajzat nuk zbuluan më shumë arsye rreth zënkës por vetëm se shoqëria e tyre ishte ndërprerë pas një udhëtimi.

Gjithashtu vajzat thanë se më parë kanë jetuar bashkë dhe shpesh kanë pasur përplasje për gjëra të ndryshime në lidhje me jetesën dhe miqësia e tyre mori fund 2 vite më parë.

Mirëpo marrëdhënia e tyre u rregullua papritur. Ola festoi ditëlindjen dhe Jasmina e surprizoi në program me një tortë duke treguar kështu se nuk kishte më hatërmbetje mes tyre. Që nga ai moment, Ola dhe Jasmina janë parë edhe në psuhime së bashku.

Së fundi, Jasmina publikoi disa video ku shihej me Olën dhe dukeshin mjaft mirë në shoqërinë e njëra-tjetrës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga