LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk ka raste me variantin Delta në Shqipëri/ Albana Fico qetëson qytetarët

19 Korrik 2021, 13:17, Lifestyle CNA
Nuk ka raste me variantin Delta në Shqipëri/ Albana Fico qetëson

Komiteti teknik i ekspertëve është mbledhur menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, për ndryshim të masave anti-Covid.

Drejtuesja e ISHP-së Albana Fico ka thënë se ka disa tregues të rëndësishëm për të monitoruar situatën epidemiologjike, pasi ka një rritje të rasteve ditore me Covid.

?Numri i rasteve aktive është rritur. Ka një zbritje të numrit të bashkive të prekura nga 10 në 9. Të shtruarit në spitalin Infektiv janë 5. Nuk kemi persona në reanimacion. Numri i vdekjeve ka qenë zero për ditë me radhë. Ka dhe një rritje të lehtë të pozitivitet të mostrës. Pjesë e rëndësishme është edhe aplikimi i vaksinave?, ka thënë Fico e cila ka ftuar qytetarët që të vaksinohen.

Ndërkohë, situata epidemiologjike në vende të ndryshme të Europës ka pësuar rritje edhe për arsye të variantit Delta.

Në Shqipëri, sipas Ficos, nuk ka evidencë të rasteve me variantin Delta, pavarësisht sinjaleve të pazakonta./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga