web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dritan Leli kërkon “paqe” me Ramën/ Çfarë deklaroi në takimin me bizneset e Vlorës

19 Korrik 2021, 12:26, Politikë CNA

Pas përplasjeve, apo edhe shigjetimit që i bëri disa ditë më parë kryeministri Edi Rama, duket se kryebashkiaku I Vlorës, Dritan Leli po kërkon ?paqe?.

Gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me bizneset e Vlorës, Dritan Leli ka reaguar deklaratën e Ramës, për të shtyrë deri në 23:00, orën policore.

Leli e cilësoi këtë një lajm të mira, ndërsa theksoi se një orë nuk është gjë e vogël.

?Për fat kryeministri ka dhënë fashën e re orare që është ora 11. Nuk është një gjë e vogël, është një orë më shumë.  Ajo që bisedova me Vasil Bedinajn është të jemi të gjithë të mirëkuptuar. Skena që kam parë dje nuk është një gjë që na nderon, Jemi në kulmin e sezonit turistik. Këto janë ditët tona. Sa më shumë muzikë të ketë aq më shumë do bërtasim dhe krijojmë mundësi për të infektuar dikë që kemi përballë.

Nuk e kemi zgjedhur këtë situatë. Duhet të përballemi me këtë situatë.?-tha Leli.

Po ashtu ai tha se është krijuar ideja e gabuar sikur valët muzikore përhapin virusin, por shpjegoi se virusi favorizohet nga muzika e lartë sepse njerëzit detyrohen të ngrenë zërin për t?u dëgjuar dhe për rrjedhojë lëshojnë më shumë stërkla.

Është përcjellë në media problematika e shfaqur nga ju për orën policore. Kemi qenë në kontakt për çdo çezëm që prishet, për të gjithë ata që ju biznesin. Ju shpjegoj disa gjëra si mjek. I thashë një ekspertit të Komitetit Teknik shpjegojani njerëzve për muzikën me ze të lartë. Ju iu është krijuar ideja sikur virusi shpërndahet nga valët muzikore, Muzika me zë të lartë i detyron njerëzit të afrohen më shumë dhe të nxjerrin më shumë spërkla. Nuk e dimë nëse të gjithë vizitorët janë të shëndetshëm?, tha Leli.

Ndërsa në një postim në rrjetet sociale, pas takimit, Leli shkruan ?Shqetësimet e bizneseve janë të të gjithë qytetit, prandaj takimet e mia me ta kanë qenë të vazhdueshme në mënyrë që të ndihmojmë dhe mirëkuptojmë, të gjithë bashkë, rëndësinë e shëndetit dhe të mos cënojmë ecurinë e kohës më të bukur të Vlorës, sezonit turistik!?/CNA.al





Lajmet e fundit nga