web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Milani nuk ndalet në merkato, firmos edhe me futbollistin francez

18 Korrik 2021, 12:32, Sport CNA

Milani ka mirëpritur afrimin e pestë në këtë merkato vere. Bëhet fjalë për mbrojtësin francez, Balo-Ture. Ai vjen nga Monako dhe luan si mbrojtës i majtë, teksa do të përfitojë rreth 4 milionë euro plus bonuset.

24-vjeçari ka firmosur kontratë 4-vjeçare deri në qershor të vitit 2025 dhe do të mbajë fanellën me numrin 5.

Balo-Ture, sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës franceze Monako, ku zhvilloi 29 paraqitje duke bërë pesë asistime. Francezi pritet të përdoret si opsion në krahun e majtë të mbrojtjes në rast mungese të Teo Hernandez.





Lajmet e fundit nga