web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush flet "vritet"/ Basha heq kritikët nga Këshilli Kombëtar

18 Korrik 2021, 13:21, Politikë CNA

Ditën e sotme është publikuar lista e fituesve për Këshillin Kombëtar të PD.

PD ka publikuar 300 anëtarët që do të jenë në Këshillin Kombëtar të kësaj force politike për 4 vitet e ardhshme.

Në listen fituese nuk ishte emri i Edit Harxhit, e cila ishte një prej kandidateve për kryetare të PD dhe Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së.

Të dy ishin kandidatë, ndër të vetmit që kandidonin nga grupimi “Për PD-në”, grupim i cili kritikoi ashpër Bashën për mënyrën se si e drejton forcën e tyre politike. Gjithashtu Fatbardh Kadilli nuk zgjidhet në kryesi dhe ngelet jashtë çdo strukture.

Duket qartë se Basha është ?hakmarrë? pas kritikave të shumta që Harxhi, Ristani apo edhe Kadilli kanë deklaruar hapur ndaj kreut të PD.

300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD u zgjodhën nga 5339 delegatë të Kuvendit Kombëtar, në një proces që u zhvillua dje në Pallatin e Kongreseve. Këshilli i ri Kombëtar do të zgjedhë ekipin e ngushtë të Bashës./CNA.al





Lajmet e fundit nga