web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazment Bardhi akuza Ramës/ “U sulën me fuqinë e pushtetit për të prodhuar vota”

17 Korrik 2021, 17:50, Politikë CNA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit Kombëtar të PD, kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur votat me anë të bandave.

Sipas tij, Rama dhe bandat u sulën me gjithë fuqinë e pushtetit për të prodhuar vota.

?Makineria e manipulimit të votës ka qënë në marshin maksimal dhe nuk është ndalur në asnjë çast. Duke e ditur mirë se nuk kishte simpatinë, por përbuzjen e qytetarëve të Elbasanit, në secilën prej 7 bashkive, u sulën me gjithë fuqinë e pushtetit, të bashkive, të drejtorive, me forcën e bandës, me lejen e bekimin e policisë dhe prokurorisë atje, për të prodhuar vota.

Kriminelët më famkeq të Elbasanit kishin aq shumë mbështetje politike dhe nga zyrat e shtetit e nga policia, sa shërbeu edhe si eskortë personale sigurie për Edi Ramën, kur ai u shfaq në një nga ato turet sa për fasadë, pasi bilanc nuk kishte për 8 vitet e qeverisjes, e aq më pak program për të ardhmen,” tha Bardhi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga