web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erdhi nga Ekuadori dy ditë më parë/ Zbardhet itinerari që ka ndjekur kontejneri me banane, ku ishte ngarkuar droga

13 Korrik 2021, 12:59, Kronika CNA

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me kokainën e kapur sot në Durrës, në një kontejner me banane.

Kontejneri kishte mbërritur në Portin e Durrësit dy ditë më parë dhe ishte nën vëzhgimin e autoriteteve për të kapur personin që do të shkonte për të marrë ngarkesën.

Ky person, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, është shoqëruar nga Policia, ndërsa po ashtu autoritetet kanë shoqëruar edhe menaxherin e firmës shqiptare që kishte porositur ngarkesën me banane.

Sipas Report tv, kontejneri është nisur nga Ekuadori në datë 26 maj dhe në total ka ndaluar në 5 porte.

Ndalesa e parë pas nisjes është në Guayaquil të Ekuadorit në orën 02:47 të 27 majit. Aty ka qëndruar për 2 ditë dhe më pas mëngjesin e 29 majit është nisur drejt Marokut të Afrikës së Veriut.

Edhe në këtë ndalesë, kontejneri ka qëndruar për një kohë relativisht të gjatë, nga data 16-24 qershor.Nga Maroku, kontejneri ka udhëtuar drejt portit të Greqisë për të mbërritur më pas në Portin e Durrësit, ku dhe pas kontrollit të detajuar u gjeten 14 pako me kokainë.

Sekuestrohen 14 pako me kokainë/ Policia zbardh detajet e operacionit në Durrës





Lajmet e fundit nga