web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pritja merr fund/ Argjentina triumfon në Kupën e Amerikës, Messi fiton trofeun e parë me kombëtaren

11 Korrik 2021, 05:02, Sport CNA

Triumf historik, Mesi fiton trofeun e parë me fanellën e kombëtares së Argjentinës. Bardhekaltrit mposhtën Brazilin në finalen e zhvilluar në ?Maracana?, me rezultatin 1-0 falë golit spektakolar të realizuar me parabol nga Angel Di Maria në mintën e 22-të.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, brazilianët e udhëhequr nga Nejmar, nuk arritën të gjenin dot rrugën e rrjetës. Ky ishte shansi i fundit i Mesit për të fituar një trofe me kombëtaren e tij dhe ia doli.

I gjithë suksesi në këtë sfidë iu dedikua ?Pleshtit?, i cili është dhe lideri absolut i kësaj Argjentine.

Për sa i përket ndeshjes, ajo ishte një përballje tepër e luftuar, teksa gjyqtari nxorri nga xhepi plot 9 kartonë të verdhë, teksa në fund, ishin argjentinasit ata që festuan.





Lajmet e fundit nga