web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Humbi në bjeshkët e Tropojës/ Policia dhe alpinistët kosovarë shpëtojnë turistin bullgar

10 Korrik 2021, 20:22, Aktualitet CNA

Policia e Tropojës dhe disa alpinistë nga Kosova i kanë ardhur në ndihmë një turisti 46-vjeçar nga Bullgaria, i cili duke eksploruar zonën e Lekbibaj, është dëmtuar duke ecur mbi disa shkëmbinj në bjeshkët e Vranit.

Ai ka njoftuar në ambasadë dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve të marra.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e policisë, të cilët janë ndihmuar edhe nga disa aplinistë nga Kosova dhe pas disa orësh kërkime kanë gjetur turistin bullgar, i cili është trasportuar rreth 10 kilometër në krahë, nga  policët dhe aplinistët, deri në vendin ku është bërë e mundur ulja e helikopterit në Lekbibaj.

Njoftimi i policisë:

Policia e Tropojës dhe disa alpinistë nga Kosova i vijnë në ndihmë turistit bullgar.  Një turist 46-vjeçar nga Bullgaria, duke eksploruar zonën e Lekbibaj, është dëmtuar duke ecur mbi disa shkëmbinj në bjeshkët e Vranit.

46-vjeçari ka njoftuar në ambasadë dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve të marra. Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, të cilët janë ndihmuar edhe nga disa aplinistë nga Kosova. Pas disa orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e turistit bullgar, i cili është trasportuar rreth 10 kilometër në krahë, nga shërbimet e Policisë, së bashku me aplinistët, deri në vendin ku është bërë e mundur ulja e helikopterit në Lekbibaj.

Më pas turisti është transportuar me helikopter në spitalin e Tropojë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Turisti bullgar ka falënderuar Policinë dhe alpinistët kosovarë që i erdhën në ndihmë duke i shpëtuar jetën. Policia e Tropojës gjen rastin të falënderojë edhe njëherë alpinistët nga Kosova, të cilët bashkëpunuan me punonjësit e Policisë, për t?i ardhur në ndihmë turistit nga Bullgaria.





Lajmet e fundit nga