web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arsyeja për ndarjen e Jasminës dhe Andit/ Diona Fona flet për herë të parë

3 Korrik 2021, 20:46, Lifestyle CNA

Diona Fona është komentuar nga ndjekësit si personi “i tretë” që hyri mes dyshes Jasmina dhe Andi. Që pas pjesëmarrjes së Andit në klipin “Sheqer” të Diona Fonës si model, nisën zënkat mes tij dhe Jasminës, ku kjo e fundit u shpreh se i ka dhënë fund lidhjes me të Andin me një mesazh.

E ftuar në emisionin “Soiree” mbrëmjen e sotme Diona ka sqaruar se nuk e lidh asgjë me Andin përveç anës profesionale pasi ai ka qenë model në klipin e saj.

Pjesë nga intervista:

Diona Fona: I kam dëgjuar këto lajme, më kanë rënë në vesh.

Jonida Shehu: Je shqetësuar për këto lajme?

Diona Fona: Jo aspak fare.

Jonida Shehu: Nuk ndihesh keq që je bërë preteks të ndahet një çift?

Diona Fona: Çka duket në televizion, nuk është e vërteta. Gjithmonë duhet të lesh hapësirë që të mendosh që është ndryshe historia. Nuk është që edhe i kam përcjellë. Ata si çift nëse kanë vendosur që të ndahen, kanë vendosur që të ndahen për arsyet e veta. Unë nuk kam lidhje. Unë kam pasur bashkëpunim profesional. E kam marr si model, si aktor në spot edhe kaq.

Jonida Shehu: Në një rrethanë tjetër, në një kohë tjetër, nëse nuk do kishim të bënim me këtë bashkëpunimin profesional, mund të ishte Andi steriotipi i një djali që mund t?i pëlqente Dionës?

Diona Fona: Andi është shumë i mirë në të gjitha aspektet dhe kam shumë respekt për të. Është shumë djalë i mirë. Mendoj që e ka menaxhuar situatën shumë mirë. Po more, pse jo. Ka sene shumë të mira të një djali, s?i dihet. (duke qeshur)./ CNA.al





Lajmet e fundit nga