web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tronditëse në Rogozhinë/ Burri tenton të varë të shoqen me litar, 35-vjeçarja i shpëton nga duart

2 Korrik 2021, 17:14, Kronika CNA

Një ngjarje tronditëse është regjistruar sot në Rrogozhinë, ku burri ka tentuar të var me litar gruan në ambientet e banesës së tyre.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2 të qytetit, ku fatmirësisht 35-vjeçarja me inicalet  G. Lika i ka shpëtuar vdekjes.

Aktualisht ajo ndodhet në spitalin e Rrogozhinës dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa, i shoqi është larguar nga banesa dhe policia e ka shpallur në kërkim.

Bashkëshorti K.Lika rreth 40 vjeç, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, dhe kishte vetëm 5 muaj që ishte liruar nga burgu./CNA.al





Lajmet e fundit nga