web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama nxit sherre dhe grupazhe ndaj Dritan Lelit/ Arben Malaj ashpërson tonet ndaj Kryeministrit

26 Qershor 2021, 07:13, Politikë CNA

Ish-Ministri i Financave Arben Malaj ka dalë në krah të kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli në përplasjen e këtij të fundit me PS-në.

Sipas Malajt, është primitive hakmarrja ndaj Lelit dhe e trishtueshme sjellja e kreut të PS-së, Edi Rama në nxitjen e sherreve, grupazheve dhe prapaskenave ndaj kryetarit të Bashkiës së Vlorës.

Më tej Malaj ka komentuar vizitën e Ramës në Vlorë, duke ndekur punimet në infrastrukturën rrugore.

?Kjo vizitë nuk është për punimet e rrugëve, kjo është vizitë për “punimet e gjyqit politik” të Lelit në ditët e ardhshme.

Edhe fotoja me Afrimin në krah është mesazh përçarës, sherre nxitës dhe pagjumësie për ta “vrarë përfundimisht “armikun e partisë”.

E trishtueshme është “vrasja” me dashje e krenarisë së vlonjatëve, duke nënshtruar 95% të këshillit bashkiak të votojnë pa vetëdije juridike e patriotike, por thjeshtë siç do Naltmadhënia e tij?, shkruan Malaj në rrjete sociale.

Deklarata e plotë e Malajt:

Hakmarrja primitive ndaj Lelit tani eshte nje debat publik kombetare.

Fatmiresisht analiste me influence publike i kerkojne Rames ta ndal kete lufte per pushtet absolut ndaj kujdo qe nuk i sherben si manikine.

E kam te veshtire t?ju kthej pergjigje dashamiresve te Vlores se ku eshte patriotizmi dhe krenaria e vlonjateve ne kete lufte te pa principte qe po i behet kryetarit te bashkise.

E trishtueshme sjellja e ish deputetit te Vlores dhe kryetarit te Rilindjes ne nxitjen e sherreve, grupazheve dhe prapaskena ndaj kryetarit te bashkise se Vlores.

Kjo vizite nuk eshte per punimet e rrugeve, kjo eshte vizite per “punimet e gjyqit politik” te Lelit ne ditet e ardhshme.

Edhe fotoja me Afrimin ne krah eshte mesazh percares, sherre nxites dhe pagjumesie per ta “vrare perfundimisht “armikun e partise”.

E trishtueshme eshte “vrasja” me dashje e krenarise se vlonjateve, duke nenshtruar 95% te keshillit bashkiak te votojne pa vetdije juridike e patriotike por thjeshte sic do Naltmadhenia e tij.

Percmuese edhe nga pikepamja morale dhe ligjore eshte kapardisja mediatike me kohe te gjate e nje deputeti te sapo zgjedhur qe sic thone 95 % e vlonjateve e “ndriti” kur ishte pergjegjes per turizmin ne Vlore.

Kercenimi se do te kerkoj auditim te jashtem eshte keqperdorim si pushkataret e skuadrave te pushkatimit qe perzgjidhte partia per te ekzekutuar te denuarit e saj politike.

Sipas kercenimit te ketij deputeti do te thote qe kur partia ju do – vidhni percmoni, abuzoni dhe nuk ju gjen gje.

Por sapo ti dilni kunder partise gjyqi politik dhe penal ju pret.

Qenka e thene qe edhe ne kohen e Rilindjes si ne kohen e PPSH, kryetaret kuciot te perballen me hakmarrjet politike.

Kjo ne kujton historine e nje burri patriot , i palodhur, trim dhe krenar, Mehmet Sules, kryetar I Kooperatives Bujqesore te Kucit- ish Hero i Punes, qe ne kongresin e PPSH ne prani te Enver Hoxhes i foli kunder Orgie Pecinit, duke i kerkuar qe ajo te hiqej nga lista per forumet e larte te PPSH sepse ishte arrogante.

Ju qepen “me buke ne traste” deri sa tentua ta perjashtonin nga partia (Stalini e konsideonte perjashtimi nga partia- pushkatim politik) se kishte “marre” disa dite dieta me shume.

Nuk e “vrane” dot por e plagosen rende ne shpirt dhe e sollen kandidat partie ne Llakatund.

Guximi i tij edhe sot vlen si model perballe te vet-nenshtruar ndaj Naltmadhenise se tij!

Krenaria historike e Vlores kurre nuk jane qene rruget por patriotizmi dhe trimeria perballe cdo “zaptuesi”.

Perballja e Lelit nuk eshte vetem e Lelit por edhe e kujdo qe ndjen pergjegjesi edhe ndaj ndaj brezave te ardhshem, per ta ruajtur pasurine me te madhe te Laberise – patriotizmin dhe perballjen krenare kunder cdo “zaptuesi” te lirise./CNA.al





Lajmet e fundit nga