web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Haland bën pushime sheikësh, shpenzon 500 mijë euro dhe lë bakshish 30 mijë euro në Mikonos

26 Qershor 2021, 11:34, Sport CNA

Erling Haland nuk e mban më dorën kur vjen puna te shpenzimi i parave. Norvegjezi e di mirë se kur vjen puna te aftësitë në fushë, ai është një nga më të mirët në botën e futbollit dhe rrjedhimisht do të ketë shumë të ardhura. Ndaj, sulmuesi i Borusia Dortmund, këto ditë ka qenë me pushime në Mikonos të Greqisë teksa ka vendosur t?i shijojë në maksimum të mirat e këtij vendi.

Sipas asaj që raportojnë mediat, Haland ka harxhuar vetëm në harkun e 5 orëve, plot 500 mijë euro. Ai ka paguar ushqimin për të gjithë miqtë e tij, ka marrë me qera një makinë luksoze ndërsa në fund ka lënë edhe një bakshish prej 30 mijë eurosh duke i lënë të gjitha palët të kënaqura.

Kështu, Haland është duke shijuar jetën para se të nisë një tjetër sezon të gjatë, me Borusian e Dortmund ose ndoshta me ndonjë tjetër top klub europian.





Lajmet e fundit nga