web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mentor Kikia: Shoh një frikë nga ana e ‘Kushtetueses’ për të marrë një vendim për 30 qershorin

24 Qershor 2021, 14:23, Politikë CNA

Gazetari Mentor Kikia u shpreh në Euronews Albania se pezullimi i gjykimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese për ?30 qershorin?, me qëllim për të marrë një opinion nga Komisioni i Venecias, tregon një ngurrim nga ana e kësaj gjykate për të marrë një vendim.

?Unë çështjen e zgjedhjeve vendore e shikoj një çështje shumë të pastër ligjërisht për të marrë një vendim pro ose kundër. Nuk shikoj shumë nevojë për të konsultuar një këshill ekspertësh të drejtësisë siç është Komisioni i Venecias, më shumë sesa pamundësi apo paaftësi të Gjykatës Kushtetuese, shikoj një ngurrim për të marrë një vendim?, u shpreh gazetari.

?Shikoj një lloj frike për të marrë një vendim kaq shumë të rëndësishëm?, tha ai, teksa shtoi se Gjykata Kushtetuese e kërkon opinionin e Komisionit të Venecias për të pasur një lloj mburoje, pasi të marrë vendimin.

Pas një seance maratonë, Gjykata Kushtetuese vendosi dje pezullimin e gjykimit për padinë e Voltana Ademit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Tashmë Gjykata Kushtetuese pritet t?i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion dhe më pas do të japë një vendim për padinë e Ademit, e cila në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive kërkoi që zgjedhjet vendore të 2019 të shpallen të pavlefshme./euronews





13:36 Politikë

Test 1

Përgjimet fundosin Ilir Metën?/ Bleu vota me para të kompani...

Lajmet e fundit nga