web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy autogola brenda një ndeshje, Portugalia vendos rekordin negativ. Asnjë kombëtare si luzitanët në histori

19 Qershor 2021, 16:45, Sport CNA

Portugalia ka vendosur një rekord negativ ditën e sotme, teksa me dy autogolat  e shkaktuar në pjesën e parë, bëhet kombëtarja e parë në histori të një Europiani ose Botërori që e bën diçka të tillë. Asnjë kombëtare më parë, në Europian apo Botëror, nuk ka shkaktuar dy autogola brenda një ndeshje.

Kujtojmë se dy autogolat për Portugalinë ndaj Gjermanisë, u shkaktuan brenda katër minutave. Fillimisht ishte Dias në minutën e 35-të, që pas një dueli me Havercin, e dërgoi topin në portën e tij. 4 minuat më pas, Guerreiro në tentativë për ta larguar një top të dërguar në zonë nga Gnabri, e dërgoi në rrjetën e gabuar.





Lajmet e fundit nga