web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Apeli i GJKKO dënon Çekajn/ Avokati ngre tonet kundër gjykatës: Meriton çdo etiketim

18 Qershor 2021, 08:07, Kronika CNA

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn i cili dënohet përfundimisht me 14 vite burg.

I njëjti vendim është dhënë edhe për Donaldo Luashajn i cili është i dënuar me dhjetë vite dhe tetë muaj burg e Armando Pezakun, i cili është i dënuar me tetë vite dhe tetë muaj burg.

Ndërkohë, avokati Maks Haxhia,  është shprehur se vendimi është marrë pa asnjë provë. Sipas tij, klienti i tij nuk është lejuar që të flasë vetë gjatë mbrojtjes përfundimtare.

Ne nje prononcim per mediat, Maks Haxhia foli ashpër, duke thënë se gjykata është kthyer në notere të prokurorisë, ku nuk i dha as të drejtë të mbrohej në konkluzionet përfundimtare Çekajt.

?Është për të ardhur keq që kjo gjykatë është kthyer në një gjykatë noterë të prokurorisë. Është për të ardhur keq që perspektiva e mbrojtjes së të drejtave të njeriut shkelet me të dyja këmbët, një gjykatë që s?ma lejon edukata, por që meritojnë çdo lloj etiketimi. Dënoi një njeri pa asnjë provë, madje nuk i dha as të drejtë të mbrohej në konkluzionet përfundimtare. Nuk e la të fliste. Prandaj dhe Arbër Çekaj solli me shkrim të gjithë mbrojtjen e tij?,-tha Maks Haxhia.





Lajmet e fundit nga