web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në Durrës/ Makina përplas 60-vjeçarin, dërgohet me urgjencë në spital

16 Qershor 2021, 14:24, Kronika CNA

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Durrës ku një automjet ka përplasur një 60-vjeçar.

Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 15:20, në aksin rrugor Shijak-Xhavzotaj, ku 60-vjeçari me inicialet D.Gj., u për përplas nga një makinë tip ‘Audi’ që drejtohej nga 21-vjeçari me inicialet A.L.

I plagosuri u dërgua menjëherë në spital, ndërsa nuk bëhet me dije gjendja e tij shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./CNA.al





Lajmet e fundit nga