Andy Burnham heq TVSH-në për faturat e energjisë elektrike
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
?Besmir Haxhinë e nxora unë në pritë. I telefonova dhe i thashë hajde të të jap lekët e borxhit. E lamë të shiheshim te tregu i makinave. Kur pashë makinën e tij e parakalova. Atë moment Talo Çela dhe Nuredin Dumani, qëlluan me breshëri. Sulmi zgjati 3 minuta. Ne nuk e dinim që në makinë me të ishte edhe vëllai tjetër Viktori. Për vrasjen e Dorian Shkozës, dua të them se Talon e informoja unë për lëvizjet e tij. Vrasjen e Dorianit mendoj e ka bërë Besmir Haxhia dhe Talo, nisur nga karakteristikat trupore. Shofer s?e di kush ka qenë?.
Mbështetur në këtë dëshmi të të penduarit Klevis Alla, gazetarja Klodiana Lala bën me dije se SPAK finalizoi hetimet dhe ngriti akuza zyrtare, për të shumëkërkuarit Talo Çela e Nuredin Dumani si dhe Altin Ndocit, të cilët janë mnarrë të pandehur për vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia në prill të 2020 si dhe të Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë në mars të të njëjtit vit.
Gazetarja Lala shprehet se mbi ta rëndojnë akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, dhe armëmbajtje pa leje.
E gjithë akuza bazohet kryesisht në rrëfimin e të penduarit, i cili shpjegon se ishte Nuredin Dumani, ai që i dërgoi foton e Besmir Haxhisë dhe i tha se do ta vriste. Ai thotë se automjetin që përdorën në vrasje e bleu dhe Nuredini në zonën e Astirit, ndërsa i kishin premtuar 10 mijë euro që të kishte rolin e shoferit në vrasje, por kur ai refuzoi e morën nën kërcënim. Para hetuesve ai tregon edhe takimin me ekzekutorët te tuneli në Shënavlash, pak minuta para se të qëllonin për vdekje dy vëllezërit.
?Kur mbërrita te tuneli në Shënavlash, aty ishte Talo Çela, Altin Ndoci e Nuredini. Talo kishte maskë me fytyrë njeriu. Nuredini kapuc si RENEA, xhup pa krahë me mbishkrimin OFL. Ata zbritën nga makina e tyre dhe morën 3 armë në bagazh. Unë shkova deri aty t?ju dërgoja makinën. Por Talo me kërcënoi: Ma ke thënë, ti do vish me se sbën dhe me ka kërcënuar. Hipa në Toyotan me targa AA 375 XN. Të tre u futën në automjet. Unë telefonova Besmir Haxhinë dhe lashë takimin?.
Pas krimit ai thotë se u përpoq të fshihte provat.
?Armët i hodha në kanalin përballë xhamisë me dy minaret. Makinën e lashë te varrezat në Arapaj. Të nesërmen kam shkuar me biçikletë te makina dhe kam mbledhur gëzhojat dhe i futa në një qese, të cilën e hodha në një rezervuar?.
Lala shton se i penduari rrëfen edhe momentin kur oficeri i zonës i kërkoi të paraqitej në polici dhe arsyet përse vendosi tç fliste?
?Më telefonoi polici, Arbeni më kërkoi të shkoja në polici. U tremba, por vendosa të shkoj. Tregova ngjarjen. Dërgova policinë te vendi ku hodha armët. Polumbarët i gjetën. I tregova dhe vendin ku hodha qesen me gëzhojat dhe vendin ku lashë makinën e çelesin e saj?.
Klevis Alla tregon edhe motivin e vrasjes së dy vëllezërve si dhe miqve të tyre?.
?Pas ngjarjes në Rinas, filloi përçarja e grupit të Talo Çelës, Dorian Shkozës, Altin Ndocit e Besmir Haxhisë. Përçarja filloi pasi hyri në lojë lek i madh nga vjedhja e Rinasit?.
Fillimisht Alla është përpjekur të mos e implikojë Nuredin Dumanin në krimet e rënda duke rënduar pozitën e Altin Ndocit, për të cilin fillimisht tha se kishte qëlluar ai dhe Talo Çela mbi dy vëllezërit, por më pas shpjegoi se ai kishte qenë në makinë, porse nuk kishte përdorur armë.
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Du...
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Forcat Speciale Renea në ...
Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 41 vjeçar.Sipas Polic...
Rreth një kilogram kokainë është gjetur në Brindisi të Itali...
Dy zyrtarë të OST në Fier janë prangosur me dyshimin se kan...
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr...
Një zjarr i rënë që prej mesditës së sotme në zonën e Knallë...
RENEA dhe FNSH kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme kontrollet ...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.11, në...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion kundër lojërave të ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e...
Një zjarr masiv ka rënë pasditen e sotme në pyjet me pisha t...
Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në akset kryesore të kr...
Pasi vuajti në burgjet shqiptare një dënim prej 16 vite për ...
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrups...
Disa ditë më parë u raportua për një ngjarje të ndodhur në K...
Aksioni i djeshëm i forcave Renea në Vlorë, është zbardhur s...
Ndërtimet pa leje kanë “çuar” në pranga tre persona.Sipas Po...
Efektivët e RENEA-s kanë nisur mbrëmjen e sotme një aksion n...
Pas aksionit në Vlorë , RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar në Elba...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...