web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bëri namin me videot në Tik-Tok/ KLGJ merr vendimin për gjyqtaren Enkeleda Kapedani

7 Qershor 2021, 15:23, Aktualitet CNA

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të pezullojë nga detyra kryegjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, deri në përfundim të procesit gjyqësor të nisur ndaj saj, pas publikimit të videove në rrjetin social ?Tik-Tok?.

Ishte ILD që kërkoi nga KLGJ pezullimin dhe shkarkimin e gjyqtares Kapedani, pas videove që gjyqtarja publikonte në Tik-Tok, ku shfaqej duke bërë ?sfilatë? në zyrën në gjykatë.

 Njoftimi i KLGJ:

Sot, në datën 7.6.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për pezullimin nga detyra të magjistrates Enkeleda Kapedani, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, deri në përfundimin e procedimit disiplinor. Në vijim të procedurave, Këshilli, pasi dëgjoi argumentet përkatëse, vendosi pezullimin nga detyra të magjistrates deri në përfundimin e procedimit disiplinor, si dhe i kërkoi Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të kryejë hetime të mëtejshme për shkeljen disiplinore që i atribuohet.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, i angazhuar për rikthimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor, siguron opinionin publik se i kushton vëmendje të veçantë sjelljes etike të gjyqtarëve jo vetëm gjatë ushtrimit të detyrës, por edhe jashtë saj. Nga ana tjetër, Këshilli garanton respektimin e të drejtave kushtetuese të gjyqtarëve, në lidhje me prezumimin e pafajësisë dhe zhvillimin e procesit të rregullt ligjor, deri në përfundimin e procedimit disiplinor.

 





Lajmet e fundit nga