web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nisin largimet te Vllaznia, sulmuesi ikën nga Shkodra

4 Qershor 2021, 06:25, Sport CNA

Salim Cise mund të mos jetë më pjesë e ekipit të Vllaznisë. Futbollisti i ardhur në mesin e sezonit te Vllaznia nuk la ndonjë shije të mirë, gjithsesi klubi ende nuk ka ndërmarrë asnjë vendim për të ardhmen e tij.

Në këto ditë pushimi, sulmuesi është larguar nga Shkodra, madje edhe nga Shqipëria. Por, ajo që nuk dihet është rikthimi i tij te Vllaznia. Me shumë gjasa, ai mund të jetë largimi i parë nga skuadra, pavarësisht se kontrata e tij është aktive edhe për gjashtë mujorin tjetër, që përkon me pjesën e parë të sezonit të ri.





Lajmet e fundit nga