web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata kriminale/ Qyno: Policia ka informacione se individë qarkullojnë me pistoletë në brez

3 Qershor 2021, 19:47, Politikë CNA

Gazetari Elton Qyno ka folur për situatën kriminale në vendin tonë. Ai u shpreh se që nga Janari i këtij viti janë bërë 30 krime, 12 nga të cilat janë vrasje mafioze.

I ftuar në studion e RTV Ora Qyno u shpreh se situata ka filluar ters që në datën 1 janar kur u shënua viktima e parë Vladimir Zvezda nga një krim brenda familjes.

Sipas tij, nuk dihet se ku do të përfundojë situata e krijuar përsa i përket krimit deri në fundin e vitit 2021.

Atenati më i afër ka ndodhur ditën e djeshme në Vlorë ku mbeti i vrarë Shkëlzen Velaj, për këtë Qyno theksoi se viktima i ka pikasur autorët dhe është munduar t’i shpëtojë atentatit, por pa pasur rezultat pasi ata e kanë arritur në derën e shtëpisë dhe e kanë qëlluar për vdekje.

Situata ka marrë mjaft ters, sepse kemi 30 persona të vrarë që nga 1 janari. Faktikisht 1 janarin e nisëm me viktimën e parë të këtij viti, siç ishte Vladimir Zvezda, një krim brenda familjes dhe jemi në krimin e djeshëm, 2 qershor me Shkëlzen Velaj dhe nuk dihet se ku do ta bitisim deri në 31 dhjetor 2021. Vlora, Shkodra, Elbasani dhe Duërrsi janë 4 qytetet kryesore ku krimi po vijon të dominojë. Ngjarja e djeshme ka qenë tejet e rëndë, jo vetëm për faktin që viktima ishte djali i dytë i ekzekutuar në familje, por edhe për faktin e dinamikës së ngjarjes. Personi ka arritur t’i pikasë dhe është munduar t’i largohet. Ai ka vrapuar deri në katin e pestë dhe ata e kanë ndjekur. Ai ka nxjerrë çelësin për të hapur derën e apartamentit, por mesa duket nga tensioni i ka rënë në dysheme dhe pikërisht në këtë momente ka filluar të bërtasë “O ma’ ma hap derën se po më vrasin.” Pikërisht në këtë moment autorët e kanë arritur dhe e kanë ekzekutuar. Kur shikojmë një krim të përsëritur në Vlorë dhe kur shikojmë një polici dhe një prokurori që nuk reagojnë, kjo e bën akoma më të dhimbshme situatën”, u shpreh Qyno.

Gazetari shtoi se policia ka informacione se këta individë qarkullojnë me armë në brez dhe për këtë arsye duhet të arrestohen.

Në këtë mënyrë policia i pret planin kundërshtarit edhe për ekzekutim, duke ulur edhe nivelin e kriminalitetit në Vlorë dhe në Shqipëri.

Fakti që policia  i di këta persona se çfarë kontigjenti janë dhe fakti që ka informacion se këta individë qarkullojnë me pistoletë në brez, si është e mundur që nuk arrihet të arrestohen? Nëse ti i arreston, ja shton jetën se ja pret planin kundërshtarit për ta  ekzekutuar fizikisht dhe ul ritmin e kriminalitetit në Vlorë dhe kudo?, shtoi Qyno./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga