web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama do qeveris 40 vjet si Enver Hoxha”/ Qytetarët "masakrojnë" Bashën: Tradhtar, nuk je për këtë punë

3 Qershor 2021, 18:27, Politikë CNA

Dështimi në zgjedhjet e 25 prillit ka zhgënjyer demokratët, të cilët kanë nisur të kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

Zgjedhjet e brendshme në selinë blu do të zhvillohen në 13 qershor, por pavarësisht reultatit që ka marrë në disa procese zgjedhore, Basha nuk ka ndërmend të largohet, duke hedhur sërish kandidaturën e tij.

Në faqen zyrtare të kreut aktual të PD kanë vërshuar komentet dhe reagimet kundër tij, duke e cilësuar atë si tradhtarin numër një të demokratëve, ku i kërkojnë llogari se si ka guximin të kërkojë mbështetjen e strukturave pas rezultateve dështuese.

Por ka edhe të tjerë qytetarë që kërkojnë një mobilizim total të partisë sa më parë, pasi në të kundërt partia do të përçahet dhe demokratët do të vuajnë pasojat.

Por duke iu referuar fitores së mandatit të tretë të PS, duke hyrë kështu në histori në 30 vite demokraci, qytetarët e parashikojnë të ardhmen nën qeverisjen vetëm të Edi Ramës për aq kohë sa Basha është në krye të opozitës.

Reagimet kundër tij janë të shumta, dhe veprimet e tij apo mossjellja e PD në pushtet po e dëmton seriozisht partinë./CNA.al





Lajmet e fundit nga