web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U dënua me dy vjet burg/ Adriatik Llalla: E prisja, vendimi u mor jashtë sallës së gjykimit

31 Maj 2021, 19:02, Politikë CNA

Ish kryeprokurori Adriaëtik Llalla u dënua pak ditë më parë me dy vjet burgim, 5 vjet qëndrim jashtë funksioneve publike dhe konfiskimin të pasurisë.

Në një intervistë për ?Çim Peka Live? Llalla u shpreh se e priste një gjë të tillë, ndërsa shtoi se vendimi u mor jashtë sallës së gjyqit.

Sipas tij, sistemi i drejtësisë po shkon drejt një modeli tjetër zhvillimi, ku në shumë raste plotësojnë dëshirat dhe tekat e individëve të caktuar.

?Të jem i sinqertë, një vendim të tillë e prisja. Është një vendim që u mor jashtë sallës së gjykimit, prej më shumë kohësh, hetimet e nisura ndaj meje, edhe përpara se prokuroria të niste hetimet, dukej se një vendim i tillë ishte marrë dhe u formalizua në sallën e gjykimit. Normalisht nuk ndihem mirë.

Nuk ka si ndihet mirë një njeri që është dënuar për një vepër që nuk e ka kryer. Por krahas vetes ndjej se sistemi i drejtësisë po shkon drejt një modeli tjetër të zhvillimit, ku në shumë raste vendimmarrjet merren jashtë sallën së gjykimit për të plotësuar tekat, dëshirat, mllefet e individëve të caktuar?, tha Llalla./CNA.al





Lajmet e fundit nga