web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kim nga Voskopoja/ “Shpresoj që amerikanët të zbulojnë bukurinë e historinë unike të Shqipërisë”

30 Maj 2021, 14:40, Aktualitet CNA

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka vizituar këtë fundjavë juglindjen e Shqipërisë. Nga Voskopoja Kim është takuar me disa turistë nga SHBA. Teksa ju ka treguar bukuritë e vendit tonë ajo theksoi se kurrë më parë nuk ka qenë në një vend që i duan kaq shumë amerikanët.

Në një postim në rrjetet sociale ambasadorja shkruan se turistët donin të përjetonin diçka spektakolare dhe natyrisht që zgjodhën Shqipërinë. Ndër të tjeraKim shtoi se pret që historia unike e vendit tonë të zbulohet nga më shumë amerikanë.

?Një surprizë e mrekullueshme për tu ndeshur me turistë në Voskopojë! Ata vinin nga shumë shtete të ndryshme (Teksasi, Uashingtoni, Kalifornia, etj.). Ata kanë udhëtuar nëpër botë dhe dëshironin të përjetonin diçka të re dhe spektakolare, kështu që natyrisht ata zgjodhën Shqipërinë. Shpresoj që më shumë amerikanë të zbulojnë bukurinë dhe historinë unike të Shqipërisë“, ka shkruar Kim./ CNA.al





Lajmet e fundit nga