web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtare/ Nuabueze surprizon me skuadrën e re, ish-sulmuesi i Laçit transferohet te...

29 Maj 2021, 11:01, Sport CNA

Ish-sulmuesi i Laçit, Kirian Nuabueze është bërë me ekip të ri ditën e sotme. ?Këpuca e Artë? e sezonit të kaluar në Superiore, ka firmosur ditën e sotme më skuadrën nga Malajzia, Kuala Lumpur.

Ka qenë vetë klubi, që nëpërmjet faqes zyrtare, ka prezantuar sulmuesin 28-vjeçar. Kujtojmë se Nuabueze mbylli kontratën me Laçin pak javë më parë, ku gjatë këtij sezoni në shumicën e ndeshjeve ka qenë jashtë, për shkak të dëmtimit dhe pezullimeve.

Sulmuesi ishte pjesë e kurbinasve për 2 sezone, teksa më herët është aktivizuar edhe në kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

 





Lajmet e fundit nga