web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më 15 qershor hapen qendrat verore shëndetësore”/ Manastirliu: Vaksinimi, objektivi kryesor

28 Maj 2021, 09:07, Sociale CNA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se në qershor arrihet objektivi 1 milionë të vaksinuar, dhe deri në pranverë të 2022 do të vaksinohet e gjithë popullata.

Deklarata u bë sot nga Vlora, ku ministrja ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të operatorëve turistike në këtë qytet.

Gjithashtu ajo tha se me 15 qershor do të hapen qendra verore shëndetësore që të vijnë në ndihmë të gjithë pushuesve.

?Kemi parë që vaksinimi në Lungomare vijon pa ndërprerje vaksinimi në të gjithë strukturat e shëndetësisë për vaksinimin e popullatës mbi 60 vjeç. Unë jam e kënaqur sesi po vijon plani për vaksinimin e personave të riskut siç janë punonjësit e sektorit turistik. Një gjë është e sigurtë se duhet të zbatojmë protokollet e sigurisë për të mos pasur përhapje të Covid.

Përgatitemi për sezonin turistik sipas një plani nga ministria e Shëndetësisë dhe Punëve Sociale. Me 15 qershor do të hapen qendra verore shëndetësore që të vijë në ndihmë të gjithë pushuesve. Vera sërish këtë vit do të jetë sipas protokolleve dhe pse më e lehtësuar se një vit më parë. Ne kemi ecur me ritme të shpejta dhe urojmë që të arrijmë objektivin deri në 1 mln të vaksinuar në qershor dhe më pas të gjithë popullatës deri pranverën e 2022?, ka thënë Manastirliu.





Lajmet e fundit nga