web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosja e 19-vjeçarit në Tiranë/ Shkak një konflikti i çastit, dy persona në kërkim

27 Maj 2021, 14:29, Kronika CNA

Policia ka dalë me inofrmacion zyrtar lidhur me ngjarjen që tronditi kryeqytetin pasditen e sotme, ku një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri.

Polica njofton se ngjarja dyshohëet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar.

Ndërkohë që i plagosuri ndodhet në spital, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, në rrugën ?Liman Kaba?, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 





Lajmet e fundit nga