web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjekmarkaj sulmon Agron Shehajn/PD nuk është “call-center”, s’mund të ketë si kandidatë figura të vogla me ambicie komike

27 Maj 2021, 06:27, Politikë CNA

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin ??Frontline?? të Marsela Karapanços, në News24, ka folur për zgjedhjet për kryetar në PD, që do të mbahen më 13 qershor.

I njohur si një servil i Lulzim Bashës, dikur kritik, për llogari të kryetarit në detyrë Agroni ka sulmuar rivalët e Bashës.

Gjekmarkaj ironizoi kandidatët e tjerë përballë Bashës, duke u shprehur se PD nuk është ?call-center? dhe s?mund të kandidojnë figura të vogla me ambicie komike. ?Në PD nuk mund të përsëritet skema e Edi Ramës me sondazhe të trukuara e të tjera mekanizma. Ose të ketë figura të vogla me ambicie komike. PD nuk është call-center?, tha deputeti Gjekmarkaj.

Më tej, Gjekmarkaj deklaroi se Basha momentalisht është dukshëm fitues dhe protagonist, dhe detyra e tij tashmë është të marrë mandatin e mbrojë partinë, kurse kandidatët e tjerë janë për ambicie personale në garë.

A po hidhen poshtë këto përpjekje nga kandidatët e tjerë, që kërkojnë dorëheqjen e Bashës?

Gjekmarkaj: Të jem i ndershëm janë disa kandidatura që kanë dalë, ndoshta njerëz të respektuar, por një pjesë e atij grupi ?Për PD?, me përjashtim të Bujar Nishanit, që ka pasur një qëndrim të fortë opozitar në katër vite, mendoj që pjesa tjetër vetëm i kanë bërë luftë PD në katër vite, luftë mediatike, ose kanë qenë indiferencë dhe jashtë çdo beteje që ka marrë Basha.

Në këtë pikë, duke pranuar kandidaturat që vinin nga ato, ndoshta lidershipi i PD dhe Kryesia e saj janë kompleksuar pak. Nuk do të ishte e nevojshme kaq tolerancë, megjithatë nuk ka asgjë të keqe nga gara. E rëndësishme është që në PD të mos përsëriten fenomene nga ambiciet ndonjëherë qesharake të ndonjë personi. PD nuk është ?call-center?, nuk është ndërmarrje fasonësh. Nuk mund të shpiken sondazhe të paguara apo fenomene të tjera që ne i kemi denoncuar, që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë procesit politik të pranverës që u përmbyllën me masakrën elektorale të 25 prillit. Shpresoj që ambiciet e ndonjë personazhi, që në pamje të parë mund të duken ambicie komike../CNA.al





Lajmet e fundit nga