web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nënstacioni elektrik i Hoxharës/ Balluku: Eliminon përmbytjet dhe i përgjigjet zhvillimit ekonomik

24 Maj 2021, 18:28, Aktualitet CNA

Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka inspektuar investimin në nënstacionin elektrik të Hoxharës. Ajo theksoi rëndësinë që kanë këto investime të kryera nga OSHEE, si për plotësimin e nevojave të  banorëve, ashtu edhe për zhvillimin e ekonomik të zones.

“Nënstacioni i Hoxharës është një nga nënstacionet më të rëndësishme që ne kemi. Në 2018 këtu kemi pasur një përmbytje të madhe, për shkak të problematikave që ka pasur hidrovori. Ky është hidrovori, i cili shkarkon të gjithë prurjet e Vjosës, pra hidrovori i Fier-Vlorës e quajmë ne ndryshe, i cili për shkak të këtij suporti teknologjik, që do të ketë me nënstacionin e ri, nuk do të ketë më asnjë problem. Gjithashtu ky investim është shumë i rëndësishëm për ne si Ministri e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi akomodon dhe do të akomodojë të gjitha investimet që vijnë në fushën e energjisë së rinovueshme në këtë zonë?, tha ministrja Balluku.

Investimet e realizuara dhe ato të cilat do të nisin së shpejt, shtoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë të mirë studiuara pasi mbulojnë jo vetëm nevojat aktuale në zonat ku ato realizohen, por njëkohësisht i përgjigjen edhe zhvillimit të tyre në të ardhmen./ CNA.al





Lajmet e fundit nga