web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapja e 400 kg kokainë në Durrës/ Çuçi: Do vazhdojmë me operacione të tjera për një Shqipëri të sigurt

17 Maj 2021, 19:21, Aktualitet CNA

Është kapur në Kosovë një kamion me 400 kg kokainë që ka kaluar nga porti i Durrësit e cila kapte vlerën e 20 mln euro. Bëhet fjalë për një operacion të kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte.

Nga operacioni janë arrestuar 7 persona, shtetas të Kosovës dhe janë shpallur disa të tjerë në kërkim. Shoferi i kamionit, i cili është mes të arrestuarve, ka thënë se nuk ka pasur dijeni që ka pasur drogë në to. Janë sekuestruar para, armë dhe makina dhe janë bërë kontrolle në disa zona të ndryshme që mendohet se vepronin me grupin kriminal.

Lidhur me këtë goditje ka reaguar ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook u shpreh se kjo goditje është një rast suksesi e luftës kundër trafikut të drogës. Çuçi thekson se kjo luftë e vazhdueshme do të pasohet nga operacione të tjera për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt.

?Goditja e kontrolluar e grupit kriminal që tentoi të trafikonte rreth 400 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Kosovë, është një tjetër dëshmi e suksesit të luftës së përbashkët kundër trafikut të drogës dhe provë e besimit të lartë të partnerëve te Policia e Shtetit.

Hetimi profesional dhe intensiv mes disa shteteve na çoi në shkatërrimin e një rrjeti të fuqishëm në fushën e narkotikëve. Kjo është një luftë e vazhdueshme, që do të pasohet nga operacione të tjera dhe goditje si kjo e fundit, për ta bërë Shqipërinë dhe rajonin më të sigurt?, shkruan Çuçi./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga