web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

6 mijë të shëruar nga COVID-19 në javë/ Alimehmeti tregon se çfarë po ndodh me rënien e shifrave

15 Maj 2021, 15:11, Lifestyle CNA

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar një ulje të ndjeshme të rasteve me Covid në ditët e fundit, ndërsa raportet nxjerrin dhe një përgjysmim të rasteve aktive.

Deri më 7 maj numri i rasteve aktive me COVID-19 ishte 13.916 ndërsa 7 ditë më vonë në 14 maj raportohen rreth 6 mijë infektime më pak ose 7407 raste aktive.

Këto shifra janë komentuar dhe nga mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, që sipas të nuk përputhen me trendin e infektimeve ditore për periudhën dy mujore prill-maj 2021.

?Rastet po bien, do vazhdojnë të bien, sepse kemi parasysh që ne tashmë kemi rreth dy javë që rastet e reja nuk janë më shumë se 100. Që do të thotë që këto raste që po shërohen kanë dalë nga database ndoshta mund të kenë qenë shumë lehtë dhe s?kanë pasur kontakt me mjekun e familjes dhe kanë qëndruar si pozitiv aty. Rëniet me 800-1000  kur ndërkoh që deri para pak javësh nuk i kemi pas rastet me 800-1000 do të thotë që këto kanë edhe më tepër kohë. Pra situata është dhe më e ulët në krahasim sesa nga ajo që shihet nga kurba e rasteve aktive.

Jemi qartësisht drejt fundit të valës së dytë, pra ky është pothuajse sheshim në një shoqëri pothuajse totalisht të hapur?, theksoi Alimehmeti në një prononcim për News 24./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga