Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat ku denoncoi sërish skemën e blerjes së votave.
Sipas tij kryeministri Edi Rama , Tom Doshi dhe Aqif Rakipi kanë vjedhur votat në Vaun e Dejës. Bardhi u shpreh se ditën e sotme Partia Demokratike i ka kallzuar në SPAK për afera korruptive.
Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama, drejtorin e Policisë së Shkodrës Niko Brahimaj, kandidatin e PS Frrok Gjini dhe dy vëllezërit Babaj, Ilir e Basri Babaj.
Sipas kallëzimit që Bardhi tha se kanë bërë në SPAK, Basri Babaj është kapur disa ditë para zgjedhjeve me armë dhe para në një makinë të blinduar, por me ndërhyrjen e kryeministrit Rama ai është liruar.
“Çdo ditë, Partia Demokratike po bën publike gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.
Viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi janë qytetarët shqiptarë të cilët nuk u lejuan të sjellin me votë masive ndryshimin që i nevojitej vendit.
Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të ?Shpërdorimit të detyrës?, ?Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit?, ?Korrupsionit aktiv në zgjedhje? dhe ?grupit të strukturuar kriminal? për shtetasit Edi Rama, Frrok Gjini, Niko Ibrahimaj, Ilir Babaj/Baba, Basri Babaj/Baba dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë.
Në krye të kësaj skeme të manipulimit kriminal të zgjedhjeve që po denoncojmë sot qëndron personalisht Edi Rama dhe pjesë e saj janë Drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër, Niko Ibrahimaj, Frrok Gjini kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Shkodër dhe vëllezërit Ilir e Basri Babaj/Baba.
Basri Babaj/Baba që qarkullonte me makinë të blinduar në Laç, Vau Dejës është ndaluar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër nga vetë drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër Niko Ibrahimaj ditën e mërkurë, 3 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Na makinë janë gjetur, në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri, shuma të mëdha parash që përdoreshin për të blerë vota si dhe materiale zgjedhore dhe lista të banorëve të zonës. Me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama, Basri Babaj është lënë i lirë në mesnatën e po asaj dite. Ndërhyrjen e Edi Ramës e ka ndërmjetësuar një telefonatë e Frrok Gjinit, i renditur i pesti në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës.
Mënjeherë pas lirimit, Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me Ilir Babajn, person me të shkuar kriminale dhe njëkohësisht Drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Vau i Dejës ku i ka kërkuar atij të punojnë sa më fort për fitoren e Partisë Socialiste.
Janë dhjetëra përfaqësues të Partisë Socialiste, drejtues të administratës qendrore dhe lokale, njerëz të krimit të organizuar që janë identifikuar nga Partia Demokratike në veprimtarinë kriminale të blerjes së votës dhe shantazhimit të votuesve.
SPAK është në provë edhe për këtë operacion kriminal të blerjes dhe tjetërsimit të votës, për shkrirjen e shtetit me Partinë Socialiste dhe për nënshtrimin e policisë përpara krimit të organizuar.
Partia Demokratike nuk do ta ndalë luftën për rikthimin e demokracisë. Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.
Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD-në por me të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe të demokracisë. Shqipëria sot ka humbur, por nëse ne do të kishim fituar me banda, Shqipëria do të kishte humbur edhe nesër, jo vetëm sot. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend”, u shpreh Bardhi./ CNA.al
I vetshpallur kandidat për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli ka...
Në Shqipëri është bërë standart, mosdhënia e dorëheqjes, jo ...
Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në takim Ambasad...
Partia Demokratike ka bërë kërkesën në KQZ për të shpallur t...
Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratës së kryemini...
Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit kanë filluar “rrjedhje...
Preisdenti Ilir Meta thotë se fenomeni i rrezikshëm është nj...
Ditën e sotme në një dalje për mediat Kryeministri Edi Rama ...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me mediat ...
Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste do të fillojë...
Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga ftesa për bashkëpunim...
Dy javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ...
Ish-ministri i Brendshëm dhe ish-kreu i Komisionit të Posaçë...
Agron Shehaj, është një personazh i futur në politikë nga bo...
Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një vi...
Ish-kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka ironizuar kr...
Dje në CNA.al u raportua lajmi se dy sekretarë të PD, ai i b...
Kryeministri Edi Rama është bërën nistalgjik ndërsa është kt...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar në KQZ rezultati...
Humbja e thellë e Partisë Demokratike ka bërë që shumë demok...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...