web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërkesa për rivotim në nëntë qarqe/ Zbulohen emrat e relatorëve të ankesave të PD

10 Maj 2021, 09:20, Politikë CNA

Partia Demokratike ka bërë kërkesën në KQZ për të shpallur të pavlefshme rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në nëntë qarqe.

Sipas PD duhet të rivotohet në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë pasi procesi zgjehdor nuk ka qenë i drejtë dhe vota e qytetarëve është deformuar.

Bashkangjitur kërkesës, u dorëuan dhe dosje me ankesat e PD për zgjedhjet e 25 Prillit.

Relatorët e ankesave të PD-së për nëntë qarqet:

Vlora- Elvin Lako

Durrësi- Koli Bele

Shkodra- Elvin Lako

Tirana- Ledio Braho

Elbasani- Elvin Lako

Gjirokastra- Koli Bele

Berat- Ilirjan Rusmali

Korça- Elvis Cefa

Fier- Ilirjan Rusmali…/ CNA.al





Lajmet e fundit nga