web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO / Mançester Junajtid nuk lë Sitin të festojë, përmbysje për vendin e dytë

9 Maj 2021, 16:45, Sport CNA

Mançester Junajtid nuk ka lejuar që rivalët e Mançester Sitit të festojnë nga shtëpia suksesin e titullit kampion të radhës në Premeir Ligë. ?Djajtë e kuq? kanë mundur sot me përmbysje 3-1 Aston Vilën, duke ruajtur një distancë prej 4 pikësh që shtyn matematikisht festën e Sitit.

Kjo dukej si dita e duhur që Mançester Siti të niste festën, edhe pse ishte mundur një natë më parë nga Çelsi, pasi Aston Vila arriti të shënonte e para me Traore ndaj skuadrës së Solskjaer. Por në pjesën e dytë, situata ndryshoi plotësisht me Junajtid që dominoi sfidën dhe fillimisht gjeti barazimin me Bruno Fernandes e më pas me Grinud kaloi në avantazh.

Më tej, gjithçka u bë e lehtë për të dhe në minutat e fundit erdhi edhe goli i Kavanit që vulosi këtë sukses. Fitorja i jep mundësinë Junajtid gjithashtu që të krijojë një distancë sigurie të ndjeshme ndaj Çelsit e Leisterit që janë dy rivalët që ka më afër në klasifikim për këtë pozicion nderi që ekipit i mungonte prej kohësh.





Lajmet e fundit nga