web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Verratti mbyll para kohe sezonin, alarm edhe te kombëtarja italiane

9 Maj 2021, 10:13, Sport CNA

Mesfushori Marco Verratti ka ndërpresë seancën stërvitore të ditës së djeshme për një problem në gju dhe sipas komunikatës së shpërndarë nga klubi i Paris Saint Germain, duket se e ka mbyllur para kohe sezonin.

Klubi francez njoftoi se mesfushori u është nënshtruar ekzaminimeve të para dhe pas disa ditësh pushim, do të kryejë të tjera vizita, për të përcaktuar edhe datën e rikuperimit të plotë, por duket e pamundur që të zbresë në fushë për këtë sezon.

Lajmi ka shqetësuar jo pak edhe trajnerin e Italisë, Roberto Mancini, pasi jemi vetëm një muaj para startit të kampionatit europian dhe duket e vështirë që mesfushori të rikuperohet në kohë për t?iu bashkuar përfaqësueses së kaltër.

Ky sezon nuk ka qenë aspak me fat për Marco Verrattin, i cili nga janari deri në prill është ndalur dy herë për shkak të koronavirusit, ndërsa tani vjen edhe dëmtimi që mund t?i heqë shansin e dytë radhazi për të luajtur në Kampionatin Europian.

Kjo pasi mesfushori nuk ia doli t?i bashkohej Italisë as në Euro 2016 në Francë, për shkak të një pubalgjie që nuk e lejonte të jepte maksimumin në fushën e lojës, megjithatë vetëm në javën e ardhshme pritet të mësohet më shumë për shkallën e dëmtimit aktual.





Lajmet e fundit nga