web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Numri tre për tre mandatet, Rama merr dhuratë nga Juventus: Ju interistat merrni shembull nga unë

9 Maj 2021, 11:51, Sport CNA

Kryeministri Edi Rama është tashmë i njohur si një tifoz i madh i Juventusit. Edhe pse ky nuk ka qenë një sezon pozitiv për bardhezinjtë, në klubin italian nuk kanë harruar ta urojnë Ramën për fitoren në zgjedhjet e datës 25 prill, ndërsa së fundmi i kanë dërguar një fanellë e cila mbante emrin e tij si dhe numrin tre, njëjtë si mandatet e tij në krye të vendit.

Këtë moment, Rama nuk ka nguruar ta ndajë në Instagram, ndërsa ka pasur edhe një kërkesë për interistat të cilët tashmë që janë kampionë si ai, duhet të kenë respekt për ata që dolën të mundur nga gara.

?Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë. Grazie Juve. Ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit?, kishte shkruar Rama në rrjetet e tij sociale.





Lajmet e fundit nga