web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto/ Gjendet i vetëm në rrugë një fëmijë i mitur, policia thirrje familjarëve: Kontaktoni te 112

8 Maj 2021, 15:10, Sociale CNA

Një fëmijë i mitur është gjetur i vetëm në rrugë nga qytetarët pasditen e sotme në Tiranë tek ?Terminali i Jugut?.

Policia njofton se bëhet fjalë për të miturin Vin Uka, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij.

Uniformat blu, kanë bërë publik rastin për mediat me qëllim që të lidhen me familjarët e të miturit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.05.2021, rreth orës 16:00, tek ?Terminali i Jugut? është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë fëmija e mitur Vin Uku, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij.

Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3.

Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.





Lajmet e fundit nga