web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata rrëzon Qeverinë/ Kopshti Botanik nuk i kalon në pronësi Bashkisë

7 Maj 2021, 08:09, Aktualitet CNA

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar VKM nr.510 të vitit 2019 të Qeverisë Shqiptare, e cila ia kaloi Kopshtin Botanik në pronësi Bashkisë së kryeqytetit.

Në seancën e sotme togat e zeza të Tiranës kanë rrëzuar Vendimin e Këshillit të Ministrave dhe janë shprehur se Kopshti Botanik dhe zona brenda hapësirës së tij është pronë e Universitetit të Tiranës dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Në vitin 2019, FSHN u shpreh kundër vendimit për kalimin e Kopshtit Botanik në pronësi të Bashkisë Tiranë, duke theksuar se ky vendim jo vetëm që cënon rënde autonominë dhe lirinë akademike, duke renë ndesh edhe me ligjin për Arsimin e Lartë, por pamundëson edhe funksionin e këtij institucioni që është një punë 60 vjeçare ndër breza./CNA.al





Lajmet e fundit nga