web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ky nuk është fundi”/ Çuni i Fahri Balliut bën reagimin e papritur pas humbjes së zgjedhjeve

29 Prill 2021, 14:06, Politikë CNA

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka dalë me një reagim pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 25 prillit.

Balliu shprehet se ky nuk është fundi, duke folur për një vazhdim epik të luftës opozitare dhe rezistencës.

?Detyra nuk është e thjeshtë, por fitorja jo vetëm që nuk është e pamundur por duke e pasuruar luftën tonë me aspekte të reja dhe të thella taktike dhe strategjike, ne do ta shembin diktatorin?, shprehet Balliu.

Deklarata e plotë e Balliut:

Të dashur miq demokratë.

Sot është dita për një falënderim për të gjithë ju.

Jemi përplasur egërsisht me modelin më të zi të një diktature të pashpallur në letra por katastrofike në veprim.

Ky nuk është fundi. Jemi përpara një vazhdimi epik të luftës opozitare të një rezistence të vendosur dhe tradicionale për NE në shembjen e figurës më të zezë pas Enver Hoxhës gjatë gjithë këtyre viteve në demokraci.

Detyra nuk është e thjeshtë, por fitorja jo vetëm që nuk është e pamundur por duke e pasuruar luftën tonë me aspekte të reja dhe të thella taktike dhe strategjike, ne do ta shembin diktatorin.

Natyrisht nga besimi dhe fjalët tek vepra dhe aksioni politik është një distancë që ne do ta përballojmë me heroizëm real.

Në pikëpyetje nuk është fati ynë por ai i fëmijëve tanë, fati i demokracisë dhe mbi të gjitha fati i kombit tonë.

 





Lajmet e fundit nga