Ilir Vrenozi ka një mesazh për Bashën
Lulzim Basha me fal po dy fjale nga zemra do t’i them, te ka...
Sot Lulzim Basha gjendet i ulur në bankën e të akuzuarve, i sulmuar paradoksalisht nga dy kampe, krejt të kundërt me njëri tjetrin.
Të parët, kryesisht afër pushtetit, që u qante zemra për një mandat të tretë të kleptokracisë, po e shigjetojnë liderin demokrat se humbi në një garë normale dhe të ndershme dhe prandaj, si në çdo demokraci të denjë për këtë emër, ai duhet të hapë rrugën.
Qëllimi real i këtij grupi nuk ka aspak të bëjë me fatin personal të Bashës, apo me shqetësimin për të ardhmen e opozitarizmit në vend. Synimi i tyre është përdorimi minimal i kësaj fabule, për ti?a mbivendosur atë debatit real mbi masakrën elektorale dhe instalimit gati përfundimtar të një regjimi.
Të dytët kanë një qasje krejt tjetër. Për ta, zgjedhjet e kësaj radhe ishin një farsë. Me blerjen masive të votës, me përdorimin e administratës, me legenosjen e policisë, me shkërdhimin e organeve të drejtësisë së re si SPAK, me paratë e koncesioneve e aeroporteve pa tender, gjithçka ishte e mbyllur që pa filluar hedhja e votës në kuti. Për ta, Basha nuk është fajtor se humbi si një alternativë më e keqe, por se nuk mbajti premtimin për të garantuar dhe ruajtur votën e një shumice anti Ramë.
Duke e qenë se pretendimi i grupit të parë niset nga premisa fallco, është mirë të lihet mënjëanë dhe analiza të fokusohet tek të dytët, tek ata që janë të interesuar për vazhdimin e betejës me autokracinë dhe për ringritjen e një opozite të gatshme për ta përballuar këtë mision.
Fatkeqësisht, Lulzim Basha nuk e luan dot më këtë rol. Mjafton të shohësh fjalimin e tij të parë pas humbjes, për ta kuptuar. Pa bosht, pa një qëndrim thelbësor politik, duke patur frikë të prononcohet nëse i njeh apo nuk i njeh këto zgjedhje, nëse do rihyjë apo jo në parlament, nëse do nisë apo jo protesta, nëse do të dorëhiqet apo do të qëndrojë, ai u tregua po aq hemafrodit sa në drejtimin 8 vjeçar të opozitës.
Në atë pakumptimësi prej pelivani, ai dukej sikur donte të mashtronte njëkohësisht edhe Xhelal Mziun edhe Juri Kimin, edhe ata që donin revoltë edhe ata që kishin pranuar ndërkohë nënshtrimin edhe ata që ishin për luftë edhe ata që përkundnin në mendje ëndrrat e çartura të një bashkëqeverisje me Ramën.
Mjafton ky fakt për të provuar se ikja e Bashës është një klithmë që duhet të burojë nga pjesa më e virgjër e shpirtit opozitar. Me fjalën e fundit tek shkallët e PD-së, ai na provoi edhe njëherë se, nëse qëndron, do të jetë po aq i pavendosur dhe po aq i lëkundur sa këto tetë vite në drejtimin e opozitës. Se ai do të vazhdojë të mbetet një manovrator dhe teknicien meskin, i pa brumosur dhe i pa aftë për të mbajtur mbi supe beteja të mëdha.
Lulzim Basha u tregua i pa zoti për të vendosur nëse regjimi duhej përballuar me molotovë apo në tryeza negociatash me Damianin; nëse pushteti merrej duke sulmuar oligarkët e Ramës apo duke flirtuar me financimet e tyre; duke denoncuar mediat e propogandës, apo duke darkuar mbrëmjeve në vilat e pronarëve të tyre; duke u thënë ndal diplomatëve të korruptuar, apo duke qenë kukulla që poston përkrah me ta në rrjetet sociale.
Duke mbetur përjetësisht as mish as peshk, Lulzim Basha e la të çarmatosur dhe veten dhe opozitën përballë betejës finale, asaj të përballimit të një makinerie monstruoze manipulimi.
Natyrisht thënë këtë duhet bërë një diferencë e qartë mes hajdutit dhe të vjedhurit, mes përdhunuesit dhe viktimës. Në këtë këndvështrim, me gjithë mëkatet e mëdha, Basha është shumë më i bardhë se sa rivali i tij. Por në rastin më të mirë kjo mund të shërbejë vetëm si një ngushëllim moral. Politikisht ai ka dështuar dhe kjo është pa kthim. Ai ka dështuar se nuk qe në gjendje të ngrihej në nivelin e mjetit që u duhej shqiptarëve për përmbysjen e regjimit. As e mori dot përsipër dhe as e luajti dot këtë rol. Dhe e keqja është se edhe me qëndrimin që mbajti pas 25 prillit ai nuk propozoi dot diçka të ndryshme, ai u soll sërish si kalkulator dhe jo si prijës i popullit të vjedhur.
Prandaj ai duhet të ikë duke dëgjuar jo ata që i bëjnë apel në emër të Rsmës, por ata që i përgjërohen të shqetësuar për fatin e opozitës.
PD pas kësaj traume ka nevojë për një lider thellësisht radikal dhe farmaceutikisht të pastër. Basha është i paaftë dhe për njërën dhe për tjetrën./LAPSI.al
Lulzim Basha me fal po dy fjale nga zemra do t’i them, te ka...
Nga: Fatos HoxhaPër të gjithe ata, që habiten se si PS mundi...
Gjëja më acaruese që dëgjoj tani janë ca analistë që marrin ...
Se kush do ta marrë pushtetin mes PD+LSI dhe PS, këtë do ta ...
Nga Mero BazeRezultate e para të exit polle-ve, të cilat nuk...
Nga Kreshnik Spahiu24 orë përpara zgjedhjeve shkëlqesia e sa...
Mort Sahl, komediani i famshëm amerikan, i njohur për satirë...
Nga Mero BazeMonika Kryemadhi është gruaja më jetëgjatë në p...
Nga: Arta FetaPërveç dëshirës për të kontribuar në stabilite...
Hahahaha!Vuçiç paska thënë: Partia Demokratike është për Shq...
Edhe 5 ditë fushatë dhe më pas e diela vendos gjithçka. Palë...
Historia e pritshme e Shqipërisë po vjen në gjendjen e saj r...
Nga: Kastriot FrashëriKishim dëgjuar për këta patronazhistët...
Nga Kreshnik Spahiu Hollanda ashtu si Gjermania, nuk lejon t...
Fushata elektorale e zgjedhje të 25 prillit për herë të parë...
“Reforma politike edhe më JETIKE për fatin e demokracisë fun...
Proverbi thotë se një budalla hodhi një gurë në lumë dhe të ...
A është sot Shqipëria një parti si Rilindja? Kjo mbetet për ...
Edi Rama e ka shqiptuar në vetë të parë atë që e thonë nëpër...
Nga Avokat Pallko Trendelina Fenomeni i korrupsionit si pla...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...