web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këlliçi nuk mban më ndaj Veliaj/ “Banorët e Astirit mundën mashtruesin hipokrit”

27 Prill 2021, 17:17, Politikë CNA

Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj. Këlliçi u shpreh se banorët e Astirit kanë votuar PD, duke publikuar edhe numrin e votave që kanë marrë në këtë zonë.

Ai tha se banorët e Astirit e mundën me votë  Veliajn, duke e quajtur dhe hipokrit.

?Një reagim që s’mund të rri pa e bërë.

Erion Veliaj tha se PS fitoi Astirin, pavarësisht protestave të një “pakice” që kërkonte bllokimin e projektit të Unazës së Re.

Për hir të së vërtetës!

Banorët e zonës që preken nga projekti korruptiv i Unazës së Re, konkretisht QV 1881, 1881/1 dhe 1881/2, kanë votuar PD.

PD ka marrë 895 vota kurse PS 450 vota.

Pavarësisht legalizimeve deri në orën e fundit, parave që u hodhën lumë, presioneve dhe përdorimit të administratës publike, banorët e Astirit e mundën me votë mashtruesin hipokrit Veliaj.

Gënjeshtrat e tua janë buka e përditshme e ekraneve?, shkruan Belind Këlliçi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga